Trump dhe fundi i superioritetit amerikan - Business Magazine Albania

Trump dhe fundi i superioritetit amerikan

Nga Joseph E. Stiglitz*Është bërë thuajse rutinë që çdo fundviti të flitet për “polikrizën” dhe për vështirësinë e parashikimit të një të ardhmeje që duket e ngarkuar me rrezikun e luftërave të reja, pandemive, krizave financiare dhe shkatërrimeve të shkaktuara nga klima. Megjithatë, viti 2025 shtoi një përbërës veçanërisht toksik në këtë miks: rikthimin në Shtëpinë e Bardhë të Donald Trump, i cili me politikat e tij të çrregullta dhe shpesh të paligjshme ka tronditur tashmë epokën post-luftës së globalizimit. Përballë kaosit dhe pasigurisë, a mund të themi me bindje se ku po shkojnë ekonomia amerikane dhe ajo globale?

Një gjë mund të themi: ekonomia amerikane nuk po ecën aq mirë sa Trump, do të na bënte të besonim. Krijimi i vendeve të punës është pothuajse i ngurtësuar, gjë që nuk është surprizë, duke pasur parasysh se Trump ka mbjellë pasiguri dhe ka dobësuar ekonominë në mënyra të pashembullta.

Nga ana e ofertës, politika e tij më e dëmshme ka qenë sulmi frontal ndaj punëtorëve emigrantë (dhe punëtorëve amerikanë me ngjyrë më të errët). Deportimet masive, të kryera nga agjentë të maskuar të ICE (Immigration and Customs Enforcement) që marrin njerëz nga rrugët; kanë shkatërruar burimin më të rëndësishëm të punës shtesë, në një kohë kur fuqia punëtore vendase po zvogëlohet. Kjo ka rëndësi për të gjithë, sepse amerikanët varen nga emigrantët në industri që variojnë nga bujqësia e ndërtimi tek shërbimet dhe kujdesi, por emigrantët janë gjithashtu burim i kërkesës. Megjithatë, tani shumë amerikanë me ngjyrë, madje edhe shtetas amerikanë, frikësohen të dalin nga shtëpitë e tyre, për të mos u rrëmbyer dhe dhunuar nga ICE.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0