Truku i thjeshtë që e bëri Tim Ferriss një ikonë globale dhe mund... - Business Magazine Albania

Truku i thjeshtë që e bëri Tim Ferriss një ikonë globale dhe mund ta bësh edhe ti

Para se të bëhej një nga emrat më të njohur në botën e zhvillimit personal dhe produktivitetit, Tim Ferriss ishte thjesht një autor me një ide të çuditshme për një libër. Ai kishte gjetur një mënyrë për të “hack-uar” jetën e tij të përditshme, kishte krijuar një kompani suplemente që funksiononte pothuajse vetë, kishte punësuar asistentë virtualë për detyrat rutinë dhe kishte ulur ndjeshëm orët e punës për të udhëtuar nëpër botë.

Lexo gjithashtu: Si ia doli ky CEO të përballet me “dilemat e inovatorit” dhe të ringjallë kompaninë e tij?

Por kishte një problem, nuk po gjente dot titullin e duhur për librin.

Dhe këtu hyri në lojë një truk i thjeshtë por gjenial, një test Google AdWords.

Ferriss kishte disa ide për tituj:

-Broadband and White Sand

-Millionaire Chameleon

-The 4-Hour Workweek

Lexo gjithashtu: Kush është Aaron Parnas? Ylli i TikTok që po ndryshon mënyrën si Gen Z informohet për politikën

Ai vendosi t’i testonte me një fushatë të thjeshtë Google AdWords. Kur njerëzit kërkonin për tema të ngjashme me përmbajtjen e librit, u shfaqeshin këta tituj në reklama. Brenda pak ditësh dhe me një buxhet prej vetëm disa qindra dollarësh, u bë e qartë: “The 4-Hour Workweek” ishte fituesi i padiskutueshëm.

Ai titull tingëllonte aspirues, rebel dhe paksa i guximshëm. Dhe kjo ishte pikërisht ajo që njerëzit donin.

Kjo zgjedhje e thjeshtë, një test A/B që mund ta bëjë çdokush, i dha Ferriss-it një sukses të menjëhershëm. Libri u kthye në bestseller global, dhe ai ndërtoi një perandori personale me podcast-e, kurse, investime dhe madje edhe një emision televiziv

Notes to an Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0