Triumf Grup sh.a. nis të tregtojë letra me vlerë në bursën e Titujve ALSE - Business Magazine Albania

Triumf Grup sh.a. nis të tregtojë letra me vlerë në bursën e Titujve ALSE


Ditët e fundit, një tjetër shoqëri, e pesta në listë, ka arritur të tregtojë në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE. Anëtari i ri i bursës ëshë Triumf Grup sh.a.

Ajo cilësohet si shoqëria e parë e brokerimit, e licensuar nga AMF për tregtimin e letrave me vlerë të Qeverisë në Bursë. Vendimi është marrë rreth dhjetë vite më parë.

Anëtarësimi i Triumf Grup pranë ALSE u miratua në fund të janarit të këtij viti dhe i jepen kompetencat e tregtimit të letrave me vlerë dhe Bono Thesari të Qeverisë.

Kështu, anëtari i fundit i Bursës ALSE tregton me të drejta të plota së bashku me Credins Bank, Bankën Amerikane të Investimeve, Bankën Ndërkombëtare Tregtare dhe Tirana Bank.

Risia në këtë rast është se Triumf Grup është Shoqëria e parë e brokerimit anëtare e ALSE. Ajo ka një rol të rëndësishëm më ndërlidhjen e firmave të bokerimit, kujdestarëve të titujve dhe depozitarit të titujve, përmes platformës së tregtimit të Bursës ALSE.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0