Tremujori i parë 2018: shtrëngohen kushtet për kreditim

Tremujori i parë 2018: shtrëngohen kushtet për kreditim


Edhe pse nuk ka ndonjë dinamikë të madhe kreditimi në treg, bankat kanë shtrënguar kushtet e kredisë si për bizneset edhe individët.

Në vrojtimin e Bankës së Shqipërisë për Aktivitetin Kreditues për tremujorin e parë 2018, vërehet se standardet e kredisë janë shtrënguar dhe zhvillimi më i dukshëm ka qenë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Për ndërmarrjet e mëdha kushtet e kreditimit nuk kanë ndryshuar.

Vrojtimi i BSH tregon se standardet e kredisë u shtrënguan edhe për individët, të cilët po ecnin mirë në kreditimin. Në financimet për individët, kushtet u shtrënguan tek kredia kosumatore por edhe tek kredia për blerje pasurie të paluajtshme.

Tek shtrënigimi i kredisë për bizneset, vlerësohet të ketë ndikuar situata jo e qartë ekonomike, kreditë me probleme dhe mjaftueshmëria e kapitalit.

Për individët, ndikim në frenimin e kreditimit dha gjendja financiare e individëve dhe zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme.

Për këto arësye, në tremujorin e parë të këtij viti, bankat rritën kërkesat për kolateral nga klienti.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0