Shqiperia ka tashme tregun e pare bujqesor, qe eshte i krahasueshem me tregje te vendeve te BE-se dhe sipas standardeve te tij.
Brenda gjashte muajsh, me mbeshtetjen e qeverise shqiptare eshte ngritur ky treg per fermeret e qarkut te Elbasanit, ku jane perfshire dyqanet, vendet e dedikuara per furgonet e produkteve te fshatit, sallat e ekspozitave te produkteve, megafrigoriferet per ruajtjen e produkteve per çdo stine, kafe dhe restorante.
Rreth 300 vende te reja pune jane gjithashtu pjese e investimit, qe kryeministri Rama vizitoi para inaugurimit per t’u siguruar se gjithçka eshte ne vendin e duhur.
“Ne jemi shume mirenjohes sepse me kete treg nuk eshte zgjidhur nje problem vetem i kesaj zone, por na nderon dhe na jep mundesine qe ta promovojme si shembull suksesi edhe per zona te tjera, qe njerezit te fillojne te shohin nje perspektive tjeter me keto tregje bujqesore. Te sjellim ketu edhe njerez nga zona te tjera qe te marrin shembull, nga veriu ne jug, qe kete eksperience ta çojne ne zona te tjera”, deklaroi Rama.
Ministri i Bujqesise, Edmond Panariti deklaroi se ne tregje te tilla duhet te behen te dukshme edhe çmimet, me qellim shmangien e abuzimit me to.
“Te bejme edhe nje mini ankand çdo dite, nje tip mini burse bujqesore. Ju keni porositur nje ekran shume te madh i cili do te vendoset ne balle dhe çmimet ditore do te jene vizibel per te gjithe, qe te mos kete shteg per spekulime. Kjo eshte nje gje shume pozitive, sepse duhet te fusim mekanizmin e transparences se çmimeve”, tha Panariti.
Kontrolli neper keto tregje gjithashtu eshte me i lehte per strukturat shteterore. Formalizimi i ekonomise, por edhe tregtimi sipas standardeve te kerkuara ngaAKU jane me te mundshme ne keto tregje, sipas drejtoreshes se AZHBR-se.
Ndersa per perfituesit e mbeshtetjes financiare, qeveria thote se ky projekt kishte dhjete vjet qe ishte pergatitur, por zvarritjet burokratike kane qene te pakapercyeshme.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.