Ndërsa një pjesë e rrugëve të Europës së Vjetër janë shkatërruar nga perandoritë e mëparshme, Shqipëria ka aq shumë për të ofruar nga trashëgimia e saj kulturore. Kështu e nis artikullin website i njohur “Travel a Dept”, një faqe amerikane me vlerësime dhe sugjerime nga udhëtarët nga e gjithë bota.
E aksesuar gjithnjë e më tepër nga turistë perëndimorë, sikurse edhe individë për biznes apo investime, Shqipëria ka nisur të jetë gjithnjë e më e hapur, sipas autorëve, ndaj vizitorëve aventurierë, që gjejnë në të peizazhe të paharrueshme.
Mbërritja:
Krocierat kanë nisur të udhëtojnë në disa nga qytet-portet shqiptare, por përpos këtyre plazheve dhe vijave bregdetare të bukura, qendrojnë edhe pamje alpine, qytete historike dhe kulturë e trashëguar ndër vite. Një hyrje ideale për në këtë shtet do të ishte në kryeqytetin Tiranën. Aeroporti Nënë Tereza është modern dhe i lehtë për të lëvizur, ndërsa ti mund të gjesh shumë hotele të leverdishëm për të qëndruar.
Tirana:
Kryeqyteti ka një ndërthurje të infrastrukturës së vjetër dhe asaj moderne. Qyteti është dëshmi e strukturave osmane, italiane dhe sovjetike. Restorantet ofrojnë ushqime nga më të ndryshme, ku dominon mishi. Edhe kafet janë të shumta. Dy pika kryesore janë Xhamia e Ethem Beut dhe Parku Kombëtar i Dajtit.
Shkodra:
Me anë të një makine me qira ose udhëtimit interurban, ju mund të shkoni më në very, Shkodra, një ndër qytetet më të vjetër të Shqipërisë. Ka një pamje ikonike, rrugë të bukura, kala magjepsëse dhe liqen i pastër. Kalaja dhe Marubi ofrojnë eksperiencë historike mbrësëlënëse.
Qytetet bregdetare:
Në vijë të Adriatikut gjer në Jon, bukuria natyrore e Shqipërisë është e madhe dhe zgjatur. Udhëtarët sugjerojnë të vizitohesh patjetër Vlora, po ashtu Durrësi, Saranda etj.
Eksplorimet në male:
Alpet shqiptare ofrojnë mundësi të arta për turistët në Europë, pyjet e të cilit, urat e vjetra dhe pamjet mahnitëse kanë surprizuar të gjithë. Shumë nga ato qytete veriore, nuk rezultojnë në guidat apo librat. Por shumë udhëtime të tilla kanë nevojë për shpirtra aventurierë që të marrin riskun e “të egrës” përsipër.
Pika të tjera interesi:
Kruja është një qytet të stilit Osman, ka rrugë të bukura dhe një treg të vjetër artisanal. Berati, Gjirokastra dhe Butrinti gjithashtu janë tre pika të mbrojtura nga Unesco që ia vlen të vizitohen.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.