Transparency International: Shqipëria, vend me nivel të lartë korrupsioni - Business Magazine Albania

Transparency International: Shqipëria, vend me nivel të lartë korrupsioni

Shëndetësia, transporti, menaxhimi i mbetjeve, mbrojtja dhe energjia janë sektorët kryesorë të ekonomisë shqiptare, që sipas raportit të Transparency International dhe Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, janë të prekur nga korrupsioni i nivelit të lartë, ose politik.

Raporti thotë se sidomos në 8 vitet e fundit procesi i privatizimit të shërbimeve dhe pronës publike ka qenë i zhytur në korrupsion dhe keqadministruar përmes kontratave nga të cilat kanë përfituar kontraktorët privatë në dëm të interesit publik. Problem tjetër, po në këtë periudhë, studimi gjen kontratat e klasifikuara si sekret.

“Në tetë vitet e fundit, procedurat e tenderimit të mbyllura dhe kontratat e klasifikuara janë bërë problem gjithnjë e më i madh, pasi ato paraqesin risqe të konsiderueshme korrupsioni. Kështu është rasti i kontratës ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Bankers Petroleum Ltd., që është konfidenciale për shkak të një marrëveshjeje të ndërsjellë mes palëve. Për më tepër, është e rëndësishme të theksohet se qeveria nuk ka kërkuar llogari nga kompania për akuzat për evazion fiskal dhe shkatërrim të pronës publike”, thuhet në raport.

TI dhe IDM thotë se veç pranisë së korrupsionit në radhët e politikanëve që ushtrojnë funksionet publike, politizimi i institucioneve rregullatore dhe kontrolluese lehtëson skemat e dyshimta.

“Një institucion i tillë rregullator është Komisioni i Prokurimit Publik. Pesë anëtarët e Komisionit, institucioni i ngarkuar me shqyrtimin e ankesave në lidhje me procedurat e prokurimit, propozohen nga Kryeministri dhe emërohen nga Kuvendi. Për më tepër, procedurat e përzgjedhjes miratohen nga Këshilli i Ministrave. Në mënyrë të ngjashme, emërimi i drejtorit të përgjithshëm dhe rekrutimi i personelit të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore nuk rregullohen nëpërmjet Ligjit për Nëpunësin Civil. Drejtori i cili është emëruar nga ministri përgjegjës për politikën energjetike, punëson personelin e agjencisë. Agjencia është organi kryesor që mbikëqyr shfrytëzimin e burimeve natyrore, duke përfshirë minierat, hidrokarburet dhe energjinë”, vërehet në studim.

Studimi vëren se Shqipëria nuk ka mekanizëm të qartë transparence për propozimet e ndryshimeve ligjore, veçanërisht ato në fushën e taksave.  Raporti thekson se politizimi i këtyre institucioneve të rëndësishme çon në moszbatim ose zbatim të njëanshëm të dispozitave ligjore, duke nxitur kështu vjedhjen e pronës dhe kapitalit publik, pasurimin e paligjshëm të nëpunësve publikë dhe të monopoleve të biznesit, në të cilat mund të përfshihen ish zyrtarë të qeverisë, ose zyrtarë në detyrë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0