Transaksionet me BKT në kolaps për disa orë - Business Magazine Albania

Transaksionet me BKT në kolaps për disa orë

BKT

Banka Kombëtare Tregtare është përballur me probleme në funksionimin e sistemit duke hyrë për pak ditë në kolaps me klientët. Në dy ditë, klientët e BKT nuk kanë arritur të kenë akses në shërbimet e bankës, përfshirë këtu tërheqje parash nga automatet, apo kryerje pagesash online.

Një ditë pas shfaqjes së problemeve, banka bëri të ditur përmes një njoftimi për shtyp se ka pasur një problem teknik, i cili u zgjidh. Sipas deklaratës, “Problemi hardëare që shkaktoi një ndërprerje afatshkurtër në sistemin tonë bankar është zgjidhur. ATM -të dhe POS-et tona kanë filluar të shërbejnë, kanalet tona digjitale dhe transaksionet e degëve do të vihen gradualisht në shërbim pas kontrolleve përfundimtare që do të kryhen. I gjithë ekipi ynë po punon me përkushtimin e zakonshëm për t’ju shërbyer sa më mirë”.

Lexo: Blerja e NBG nga ABI Bank, çfarë do të ndodhë me punonjësit

Vështirësitë në transkasione kanë bërë që klientët të shfaqin pakënaqësi të shumta në mediat sociale rreth vështirësive në pagesa apo tërheqje.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0