Trajtimi jo-invaziv i trurit për depresionin, një kapitull i ri në psikiatri! - Business Magazine Albania

Trajtimi jo-invaziv i trurit për depresionin, një kapitull i ri në psikiatri!

Trajtimi jo-invaziv i trurit për depresionin, një kapitull i ri në psikiatri!

Një terapi inovative jo-invazive e stimulimit të trurit, e zhvilluar në Universitetin Stanford, po konsiderohet gjithnjë e më shumë si një nga zhvillimet më premtuese në trajtimin e depresionit rezistent ndaj terapive tradicionale.

E njohur si SAINT, Stanford Accelerated Intelligent Neuromodulation Therapy, kjo metodë ka treguar se mund të sjellë përmirësim të shpejtë dhe domethënës te pacientët që për vite të tëra nuk kanë reaguar ndaj medikamenteve antidepresive apo trajtimeve të tjera standarde.

Valerie Zeko, sot 57 vjeç, është një nga pacientet që përfitoi nga kjo terapi. Episodi i saj i parë i depresionit ndodhi në moshën 27-vjeçare, një periudhë që ajo e kujton si një kohë kur jeta i rrëshqiti pa e kuptuar, mes apatisë, izolimit dhe mungesës së kënaqësisë. Për gati 28 vjet, depresioni ndikoi drejtpërdrejt në funksionimin e saj të përditshëm, në marrëdhëniet shoqërore dhe në vetëvlerësimin personal. “Ndihesha sikur mjegulla ishte jo vetëm jashtë, por edhe brenda kokës sime”, rrëfen ajo.

Lexo edhe: Pse kompanitë teknologjike po e zhvendosin vëmendjen drejt hapësirës?

Pavarësisht se jeta e saj, nga jashtë, dukej e rregullt, mendimet negative dhe vetëkritika e vazhdueshme e shoqëruan për dekada. Në vitin 2011, Zeko kërkoi ndihmë mjekësore dhe filloi trajtim me antidepresantë. Disa prej tyre i dhanë energji të përkohshme, por shpesh kjo shndërrohej në ankth. Të tjerë ose nuk funksionuan fare, ose e përkeqësuan gjendjen, duke shkaktuar efekte anësore të rënda, përfshirë lodhje ekstreme, mpirje emocionale, probleme urinare, makthe dhe mendime vetë dëmtuese. Rasti i saj është tipik për atë që psikiatria e përkufizon si depresion rezistent ndaj trajtimit (TRD) – një formë e depresionit që nuk përmirësohet pas përdorimit të një ose më shumë terapive të validuara. Sipas vlerësimeve, rreth një e treta e 332 milionë personave me depresion në mbarë botën përballen me këtë realitet.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0