Trajtim falas në spital/ Policia italiane zbulon skemën e mashtrimit nga shqiptarët - Business Magazine Albania

Trajtim falas në spital/ Policia italiane zbulon skemën e mashtrimit nga shqiptarët

Një mashtrim i madh kombëtar në sistemin shëndetësor në Itali ka bërë që të humbin 1 milion euro dhe 150 pacientë shqiptarë të jenë nën hetim. Ata janë të akuzuar sepse kishin mashtruar sistemin shëndetësor duke përfituar kurim falas për sëmundjen e kancerit ndërkohë që nuk duhet ta përfitonin. Shumë prej këtyre personave kishin shkuar në Itali vetëm për t’u kuruar.

Sipas karabinierëve të komandës provinciale të Torinos, ishin tre persona që krijuan këtë mekanizëm: dy gra, shtetase shqiptare, ndërmjetësues kulturorë në qendrat “Isi”, informacione shëndetësore të emigrantëve – të Torinos dhe djali i njërës prej tyre, një punonjës i agjencisë së të ardhurave. Këtë mëngjes u morën masat për të tre dhe u vendos nga gjyqtari që njëri  të merrte arrest shtëpie dhe tjetri me detyrimin paraqitje ndërsa djali u pezullua nga puna.

Ata dyshohet se kanë krijuar një sistem për të mashtruar sistemin shëndetësor kombëtar dhe për të lejuar bashkatdhetarët të trajtohen. Në praktikë, për hetuesit ata do të kishin shfrytëzuar rregullin e Nenit 35 të aktit të konsoliduar të imigracionit i cili lejon qytetarët që nuk janë në gjendje të mirë për të hyrë në trajtim për raste urgjente. Nëse kriteret njihen, caktohet një kod identifikimi  dhe ka qasje në trajtim në objektet publike.

Falë këtij rregulli, dy gratë, kur punonin i kërkonin qytetarëve të deklaronin një datë të rreme të hyrjes në Itali, prej më shumë se tre muajsh. Ata gjithashtu i thanë atyre të raportonin humbjen e dokumentit për të parandaluar gjetjen e datës reale kur kanë kaluar kufirin.  Sipas hetuesve ky sistem  vazhdonte për muaj të tërë dhe hetimet nisën që prej shtatorit të vitit 2019 dhe përfunduan në  tetori të vitit 2020. Rreth 152 shqiptarë kanë shfrytëzuar këtë sistem, për të trajtuar sëmundjen e kancerit falas.

REPUBBLICA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0