Trajnim: Teknikat e Shkrimit të Projekteve

Trajnim: Teknikat e Shkrimit të Projekteve


Trajnimi mbi teknikat e projekteve do të zhvillohet javën që vjen në datat 11-12 maj 2018 në bashkëpunim me Universitetin “Wisdom”.

Trajnim intensiv që synon të trajnojë në konceptimin dhe hartimin e projekteve, për përthithjen e fondeve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Inovacioni, ekselenca e pedagogëve dhe mbështetja e vazhdueshme ndaj pjesëmarrësve, e bëjnë kete trajnim të përshtatshëm për profesionistët që synojnë t’i shtojnë kompetenca të reja bagazhit të tyre profesional dhe për cilindo dëshiron të fillojë një karriere të re në sferën e shkrimit te projekteve.

Lekorët të licensuar nga Europrogettazione .

Ky trajnim do të ofrohet me një tarifë prej 3500 lekë (studentët e përfitojnë me një çmim prej 2500 lekë).

Partnere :http://www.esncosenza.org dhe http://www.gnisd.com

Struktura dhe Programi

E Premte – 11 Maj ora 18:00-20:00

Registrimi dhe hyrje në tematikën e trajnimit

Moduli 1 – Konceptimi i projekteve individuale dhe në grup: PCM

– Stakeholder si aktorë të rëndësishëm
– Analiza SWOT
– Pema e Problemeve dhe Objektivave
– Renditja e Aktiviteteve
– Rezultatet e pritura
– Shembuj Konkretë.

E shtunë – 12 maj ora 10:00- 13:00

Moduli 2 – Rrjeti ndërkombëtar dhe hartimi sipas normave të BE-së

-Si të krijosh dhe të menaxhosh rrjetin e partnerëve në nivel ndërkombëtar; teknika dhe këshilla praktike

Moduli 3- Cikli i Projektit

– Matrica e Kuadrit Logjik : Faza e Planifikimit
– Matrica e Kuadrit Logjik : Faza e Analizës
– Simulatë Projekti
– Paraqitja e një Koncept ideje dhe një Projekt i detajuar.
– Shembuj Konkretë
– Vlerësimi përfundimtar

MODULI 4- Trajnim në distancë : Laboratori për projektimin

Akt. 1: Hartim dhe shkrim për çdo kursant me asistencë online nga pedagogët
Akt. 2: Analizat e projekteve individuale dhe vlerësimi teknik i projekteve.
Akt. 3: Task management mbështetur nga Trajnime Albania për të aplikuar me projektet

Për më shume informacione kontaktoni në: staf.training@outlook.it
https://trajnimealbania.com/

Metodologjia

Trajnimi do të jetë interaktiv. Kjo do të thotë që pjesëmarrësit jo vetëm do të marrin udhëzimet dhe terminologjinë e duhur, por atyre do t’ju kërkohet që të marrin pjesë në mënyrë aktive dhe të ndjekin udhëzimet e trajnuesit. Trajnimi do të zhvillohet në 4 module, si në prezencë dhe duke punuar në mënyrë autonome me asistencën e vazhdueshme të pedagogëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0