Trajnim: Përfitimet dhe implikimet nga auditimi i SME-ve

Trajnim: Përfitimet dhe implikimet nga auditimi i SME-ve


Ky trajnim dy-ditor synon të rrisë rolin e profesionit të auditimit tek ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përmes praktikave të përdorura në rang ndërkombëtar, me qëllim sigurimin e cilësisë së proçesit të raportimit dhe pajtueshmërinë me standardet rregullatore.

Trajnimi ofron një qasje më të thellë se si një SME mund të shfrytëzojë, në baza ditore, shërbimet e auditimit të brendshëm dhe të jashtëm për rritjen e efikasitetit gjatë kryerjes së detyrave të përditshme. Ky kurs gjithashtu do të ndihmojë pjesëmarrësit të punojnë në mënyrë proaktive me audituesin gjatë gjithë proçesit të auditimit të jashtëm, duke përfshirë dhe masat paraprake që duhet të ndërmerren.

Pjesë e tij mund të bëhet çdo profesionist apo sipërmarrës, interesi i të cilit është të rrisë efikasitetin dhe cilësinë e aktiviteteve ditore. Të tillë si:
– Administratorët ligjorë;
– Drejtorët ekzekutivë / manaxherët;
– Drejtorët e Financës dhe Kontabilitetit;
– Personeli i zyrës së financës dhe kontabilitetit;
– Udhëheqësit / profesionistët e funksioneve të auditimit të brendshëm të ngritura rishtazi.

Kërkesat e profesionit të auditimit do të bazohen në standardet ndërkombëtare, përkatësisht në IPPF dhe ISA, të hartuara dhe miratuara nga Instituti i Auditorëve të Brendshëm dhe Federatës Ndërkombëtare të Kontabilistëve.

LEKTORE: Msc. Ezida Dako

Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 7500 Lekë. Afati i fundit i aplikimit është data 13 shtator.

Për më shumë informacion klikoni në faqen e Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0