Trajnim për Menaxhimin e Rrjeteve Sociale

Trajnim për Menaxhimin e Rrjeteve Sociale

NetTrade Albania

Kompania NetTrade Albania do të zhvillojë një trajnim për Menaxhimin e Rrjeteve Sociale. Trajnimi do të zhvillohet nga administratori i kompanisë, Valer Pinderi.

NetTrade ka 9 vite eksperiencë në shitjet online dhe ka pesë nga platformat më të mëdha të shitjeve online në Shqipëri. Aktiviteti i tyre është i lidhur kryesisht me marketingun digjital.

Vitin e kaluar kompania ka menaxhuar 200.000 euro buxhet. NetTrade e ndjek praktikën e trajnimit të vazhdueshëm me stafin, por këtë herë edhe ju mund të jeni pjesëmarrës.

Aktualisht ky është një nga trajnimet më produktive për t’u bërë menaxher i mirëfilltë i rrjeteve sociale. Do të mësoni konceptet bazë dhe do të kryeni detyra praktike. Gjatë trajnimit do të trajtohen të gjitha llojet e taktikave dhe strategjive, që nevojiten për të rritur perfomancën në sektorin e menaxhimit të rrjeteve sociale.

NetTrade Albania

Në këtë trajnim mund të marrin pjesë vetëm 8 kursantë, pasi kursi do të zhvillohet kryesisht në mënyrë praktike.

Temat, që do të trajtohen:

  • Koncepti i rrjeteve sociale dhe kendveshtrimi i një menaxheri të suksesshëm
  • Strategjia e suksesshme e kontentit
  • Krijimi i postimeve profesionale me minimumin e energjive
  • Si të krijojmë postime që kanë rezultate të larta
  • Proçeset e punës për rezultate maksimale në kohën minimale
  • Strategjia dhe menaxhimi i promocioneve me pagesë
  • Promocionet e suksesshme në Facebook. Ndjekja hap pas hapi i tyre deri në rezultatet finale
  • Si të bëhesh profesionist në menaxhimin e promocioneve me pagesë në Instagram, Linkedin, Youtube

Çmimi i trajnimit është 250 euro. Për të aplikuar mund të klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0