Trajnim nga Paul Vincenti për agjentët e shitjeve - Business Magazine Albania

Trajnim nga Paul Vincenti për agjentët e shitjeve


RE / MAX Albania do të zhvillojë në datat 8 – 9 Janar 2019 ora 10:00 – 13:00, një trajnim nga Paul Vincenti për agjentët e shitjeve në lidhje me pronat e paluajtshme.

Asgjë nuk e motivon Paul Vincenti më shumë sesa të punojë me organizata dhe individë, të cilët janë të përqendruar në suksesin e pakufijshëm. Në 28 vitet e tij si trajner ndërkombëtar dhe trajner biznesi, Paul ka frymëzuar mbi 640,000 njerëz për të përmirësuar performancën e tyre në nivele të reja të jashtëzakonshme.

Përveç trajnimit ekskluziv të RE / MAX Malta, Paul trajnon mijëra Agjentë dhe Komisionerë pronash anembanë globit. Ai është folës i rregullt në Konventat Europiane R4 dhe RE / MAX.

Në vitin 2017, Paul lançoi një platformë të specializuar e-learning për trajnim në pronat e paluajtshme, etrainingtime.com dhe në vjeshtën e vitit 2018, ai pritet të botojë librin e tij të parë me titull “It’s Personal”.

Për t’u bërë pjesë e trajnimit klikoni Këtu.

Për më shumë informacion klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0