Trajnim "Inteligjenca Emocionale dhe Suksesi" - Business Magazine Albania

Trajnim “Inteligjenca Emocionale dhe Suksesi”


Inteligjenca emocionale është aftësia për të identifikuar, përdorur, kuptuar dhe menaxhuar emocionet pozitivisht në mënyrë që të shmangim stresin, të komunikojmë në mënyrë efektive, të fitojmë simpatinë e të tjerëve, të përballemi me sfidat dhe të shmangim konfliktet.  Inteligjenca emocionale ndikon në aspekte të ndryshme të jetës së përditshme siç është sjellja dhe ndërveprimi me të tjerët.

Trajnimi do te zhvillohet ne datat 7-8 Nentor, ora 9.30-14.00.
Mund te aplikojne te rinjte e interesuar te moshes 18-35 vjec. Ne fund te trajnimit pjesemarresi do te pajisen me certifikate nga Qendra Didaktike Irisoft, Tirane
Pagesa: 1.500 leke (te reja) per studente (niveli bachelor dhe master) dhe 3.000 leke (te reja) per te tjere te interesuar. Ne pagese perfshihen certifikata, materialet e trajnimit dhe coffee break
Per te aplikuar dergoni email ne adresen armiralazaj@outlook.com

  • Emer
  • Mbiemer
  • Mosha
  • CV

Per me teper mund te kontaktoni ne:
Mob: +355 694792648
Email: armiralazaj@outlook.com

Armira Lazaj

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Mos ndiq pararatë, ndiq pasionin.”
— Tony Hsieh
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0