Trajnim: Fiskalizimi në Republikën e Shqipërisë - Business Magazine Albania

Trajnim: Fiskalizimi në Republikën e Shqipërisë

Programi do të bazohet në ligjin Nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” si dhe Udhëzimet dhe Vendimet në zbatim të tij.

Objektivi i këtij trajnimi është trajtimi i çështjeve kryesore të legjislacionit për Fiskalizimin në Shqipëri, kërkesat e reja të këtij legjislacionit, elementet kryesore të fiskalizimit, procedurat që duhen ndjekur, zbatimi i tij në praktikë.

Ky trajnim është i përshtatshëm për të gjitha shoqëritë tregtare që janë subjekt i fiskalizimit duke përfshirë shoqëritë që shesin mallra dhe shërbime, institucionet financiare (bankare dhe jobankare), personat fizikë që ushtrojnë veprimtari tregtare etj.

Axhenda

  • Prezantim i kuadrit të përgjithshëm të legjislacionit të fiskalizimit
  • Kush është subjekt i ligjit
  • Afatet e fillimit të fiskalizimit
  • Përkufizime të rëndësishme
  • Aspekte të tjera të rëndësishme
  • Detyrimi për të lëshuar faturat për furnizimin e shërbimeve dhe mallrave
  • Kush duhet të lëshoje faturen dhe kush është i përjashtuar,
  • Momenti i lëshimit,
  • Kërkesat për lëshimin e faturës
  • Përmbajtja e faturës
  • Procedura e fiskalizimit dhe e lëshimit të faturave tatimore
  • Regjistrimet për pagesat me dhe pa para në dorë
  • Dispozita të veçanta në lidhje me fiskalizimin
  • Shembuj praktikë për fiskalizimin
  • Pyetje-përgjigje në lidhje me fiskalizimin

Axhenda më sipër do trajtohet në dy dite në afat prej 2.5 – 3 orë në ditë.

Trajnuesja: Mirjeta Emini
Mirjeta është një nga ekspertet më të mira në fushën e tatimeve dhe taksave në Shqipëri. Ajo ka një eksperiencë të konsoliduar të legjislacionit tatimor në Shqipëri dhe Kosovë si dhe të standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit, duke u bërë një këshilluese shumë e mirë për shoqërite vendase dhe të huaja si në Shqiperi ashtu dhe në Kosove.

Ka qenë shpesh e përfshire në transaksione komplekse që kërkojne këshillime tatimore në lidhje me çështjet e tatim fitimit, TVSH, çështjet doganore, si dhe tatimeve te tjera direkte dhe indirekte. Mirjeta ka dhëne gjithashtu një ndihmese të rëndesishme në përmiresimin e legjislacionit tatimor dhe kontabël për shoqërite tregtare dhe për organizatat jo-qeveritare.
Anetarësime në shoqata profesionale:

  • Instituti i Eksperteve Kontabël të Autorizuar (IEKA) – Auditor Ligjor
  • Shoqata e Kontabilisteve dhe Auditorëve të Çertifikuar të Kosovës
  • Partners for Change – Anëtare e Bordit
  • Këshilluese pranë Keshillit Kombetar të Kontabiliteti
  • Data dhe Orari: 5:00 PM – 8:00 PM CET. Sesioni I: E Enjte, 18 Shkurt  2021

Sesioni  II: E Premte, 19  Shkurt  2021

Trajnimi do te zhvillohet online nepermjet platformes ZOOM

Çmimi
80 EUR

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0