Trajnim: Financa për Vendimmarrësit

Trajnim: Financa për Vendimmarrësit


Kursi “Financa për Vendimmarrësit” (Finance for Decision Makers) është një nga trajnimet më të dobishme dhe premium për menaxherët në mbarë botën. Sot askush nuk mund të jetë një menaxher i suksesshëm nëse nuk është financiarisht i përgatitur dhe nëse nuk kupton aspektet financiare të biznesit.

Njohuritë financiare mund t’ju duken të vështira dhe raportet të paqarta. Por, a është vërtet kaq e vështirë? Nëpërmjet këtij kursi ju do të mësoni të përdorni gjuhën që përdorin njerëzit e financave, duke e bërë komunikimin më të lehtë, minimizuar rrezikun dhe kapur mundësitë.

Si do të ju ndihmojë ky kurs?

Ky kurs do të rrisë njohuritë tuaja financiare dhe do t’ju njohë me mënyrën se si shifrat mbështesin punën tuaj të përditshme dhe sesi nëpërmjet tyre ju mund të monitoroni biznesin dhe të merrni vendime shumë më të mira.

Temat që do trajtohen:

Dita e 1-rë.

1. Hyrje;
2. Bazat e terminologjisë financiare;
3. Departamenti i financës dhe ndërveprimi me departamentet e tjerë;
4. Raportet kryesore financiare; (Pasqyra e të Ardhurave & Shpenzimeve, Bilanci, Fluksi Monetar.)
5. Kontrolli i brendshëm;

Dita e 2-të.

1. Përsëritje;
2. Përfitueshmëria nga klientët; (A janë të gjithë klientët fitimprurës?)
3. Planifikimi financiar; (Buxhetimi)
4. Kontrolli analitik; (Për çdo departament)
5. Investimet. (Kthimi nga investimi: Koha dhe mënyrat e kthimit, etj.)

Për të konfirmuar pjesëmarrjen tuaj/e punonjësve tuaj ju lutem konfirmoni në: info@eppc.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0