Trajnim 4-ditor në fushën e konsulencës - Business Magazine Albania

Trajnim 4-ditor në fushën e konsulencës


Një kompani konsulente, njihet si kompania që ju jep zgjidhje për procese të caktuara. Por edhe vetë kompanitë e konsulencës kanë nevojë për përmirësim të vazhduesheshëm, në mënyrë që çdo ekspert dhe vetë kompania të jenë në lartësinë e duhur në këtë shërbim.

Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim do të zhvillojë një trajnim të dedikuar për menaxhimin e një kompanie konsulence në datat 29-30 Tetor 2018 dhe 20-21 Nëntor 2018.

Trajnimi u kushtohet konsulentëve, të cilët kanë si përgjegjësi të realizojnë ndryshimet organizative brenda kompanive, përmes zbatimit të projekteve të tyre konsultuese. Ky trajnim do të rrisë aftësitë e konsulentëve për të përmbushur kërkesat e klientëve, përmes sigurimit të mjeteve, metodologjive dhe proceseve për menaxhimin e ndryshimeve në projektet e tyre konsultuese.

Ekspertët e BERZH bëjnë të ditur se, ata që marrin pjesë do të kenë mundësinë të ndajnë përvojat e tyre me konsulentë të tjerë lokalë dhe të zhvillojnë një rrjet profesional. Trajnimi do të zhvillohet në gjuhën angleze dhe organizohet në partneritet me Rrjetin Shqiptar të Këshillimit (Albanian Consulting Network), ACN.

Trajnimi zhvillohet në katër ditë dhe kushton 256€.

Për më shumë informacion rreth këtij trajnimi kontaktoni në numrat e kontaktit 04-2259439 / +355692060856 ose me email në knowhowalbania@ebrd.com; prengae@ebrd.com. Afati i fundit i regjistrimeve është deri në datë 23 Tetor 2018, numri i pjesëmarrësve është i kufizuar.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0