Në një periudhë kur transformimi digjital po përhapet gjithnjë e më shpejtë, komunitetet që mbështesin zhvillimin profesional janë më të rëndësishme se kurrë. Trailblazer Community Albania ka rezultuar si një lider në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, duke ofruar mundësi për të rinjtë shqiptarë për të mësuar dhe avancuar në platforma si Salesforce dhe Slack. Ne kemi realizuar një intervistë me Marilo Metën për të pasur një pasqyrë të thellë mbi krijimin, zhvillimin dhe ndikimin e këtij komuniteti, si dhe përpjekjet që bëhen për të përgatitur profesionistët shqiptarë për të ardhmen digjitale.
- Çfarë e shtyu krijimin e Trailblazer Community Albania dhe cili ishte objektivi fillestar?
Trailblazer Community Albania u aprovuar nga kompania Amerikane Salesforce pas kërkesës që bëra në Tetor 2018 dhe eventi i parë daton në Janar të vitit 2019 me krijimin e këtij komuniteti duke mbledhur të rinjt në fushën e teknologjisë, pasi vura re një mungesë të qasjes në teknologjitë CRM dhe nevojën për një hapësirë ku profesionistët shqiptarë mund të mësonin dhe ndanin njohuritë mbi Salesforce dhe transformimin digjital. Objektivi fillestar ishte të ndërtonim një komunitet mbështetës, ku individët mund të mësonin aftësi të reja, të adresonin pyetje dhe nevoja brenda komunitetit, të zhvillonin karrierën e tyre dhe të lidhnin bizneset shqiptare me inovacionin e komunitetit global të Salesforce.
- Si ka evoluar komuniteti që nga fillimi dhe cilat janë disa nga momentet kyçe të zhvillimit të tij?
Nga një grup i vogël të rinjsh entuziast për teknologji dhe inovacion, komuniteti ka evoluar në një rrjet aktiv me profesionistë të certifikuar, mentorë dhe entuziastë të teknologjisë. Disa momente kyçe të zhvillimit përfshijnë:
- Organizimi i Albania Dreamin’ që nga viti 2020, konferenca e parë Salesforce në Ballkan, duke sjellë ekspertë globalë dhe duke ngritur Shqipërinë si një qendër të inovacionit CRM.
- Partneritetet me institucione akademike dhe biznese, duke futur Salesforce si pjesë të edukimit profesional.
- Trajnime dhe workshop-e mbi Sales Cloud, Service Cloud, AI dhe Slack, duke mbështetur zhvillimin e profesionistëve të rinj.
- Cilat janë aktivitetet më të rëndësishme që organizoni dhe si ndihmojnë ato në zhvillimin profesional të anëtarëve?
Ne organizojmë një sërë aktivitetesh, duke përfshirë:
- Takime dhe workshop-e praktike: Seanca praktike për të mësuar përdorimin e Salesforce dhe teknologjisë CRM në Cloud si dhe platforma e bashkëpunimit si Slack.
- Albania Dreamin’: Konferenca më e madhe e CRM-së në rajon, që lidh profesionistët shqiptarë me komunitetin global.
- Programet e mentorimit & trajnimeve: Ndihmojmë anëtarët të përgatiten për certifikime Salesforce, Slack, Tableau, Mulesoft dhe të zhvillojnë karrierën e tyre në CRM dhe AI.
- Networking & Career Development: Evente për të lidhur profesionistët me punëdhënës dhe mundësi ndërkombëtare.
- Si ndihmon komuniteti në edukimin dhe avancimin e profesionistëve të rinj në Salesforce dhe Slack?
Ne ofrojmë trajnime falas, programe edukative si me metodologjine e “gamification” nëpërmjet platformës Trailhead, dhe mentorim për të ndihmuar profesionistët e rinj të fillojnë dhe avancojnë karrierën e tyre në ekosistemin Salesforce dhe Slack. Përmes kurseve online dhe fizike, workshopeve praktike dhe partneriteteve me biznese, anëtarët tanë marrin përgatitje për certifikime, njohuri mbi transformimin digjital dhe akses në një rrjet global profesionistësh.
- A keni ndonjë histori suksesi nga anëtarët që kanë përfituar drejtpërdrejt nga pjesëmarrja në komunitet?
Po, shumë anëtarë kanë kaluar nga fillestarë në profesionistë të certifikuar dhe të punësuar në kompani ndërkombëtare. Për shembull, një nga pjesëmarrësit tanë filloi me një trajnim falas, u certifikua si Salesforce Administrator, dhe sot punon si Consultant për një kompani globale CRM. Ka edhe shumë të tjerë që kanë gjetur punë, janë bërë mentorë dhe tashmë udhëheqin projekte teknologjike të suksesshme.
- Si mund të bëhet dikush pjesë e komunitetit dhe çfarë pritet nga anëtarët aktivë?
Çdo i ri, e re entuziast dhe i motivuar mund të bëhet pjesë duke u bashkuar me ne përmes Trailblazer Community Albania në platformën TrailblazerCommunityGroups, LinkedIn group, ose duke marrë pjesë në eventet tona. Nga anëtarët aktivë pritet të jenë të angazhuar, të ndajnë njohuri dhe të kontribuojnë në rritjen e komunitetit përmes mentorimit dhe pjesëmarrjes në evente.
- A keni partneritete me kompani ose institucione akademike për të mbështetur rritjen e komunitetit?
Po, kemi bashkëpunime me universitete, duke futur CRM dhe business analyst, project manager si pjesë të kurikulës, si dhe partneritete me kompani teknologjike dhe startup-e që ndihmojnë në trajnimin dhe punësimin e profesionistëve të rinj. Bashkëpunimi me ekosistemin e biznesit është kyç për të forcuar komunitetin dhe për të krijuar mundësi për talentin vendas.
- Cilat janë sfidat kryesore me të cilat përballet komuniteti dhe si po i adresoni ato?
Disa nga sfidat më të mëdha përfshijnë:
- Ndërgjegjësimi për platformat cloud CRM në Shqipëri, pasi shumë biznese ende nuk e njohin plotësisht potencialin e CRM-së.
- Mungesa e trajnerëve të certifikuar lokalë, që e bën më të vështirë ofrimin e trajnimeve të avancuara.
- Financimi për organizimin e eventeve dhe sigurimi i burimeve për rritjen e komunitetit.
Për t’i adresuar këto sfida, ne po krijojmë partneritete me kompani dhe institucione ndërkombëtare, po organizojmë trajnime të vazhdueshme dhe po fuqizojmë liderët e rinj në komunitet për të udhëhequr iniciativat lokale.
- Si e shihni Trailblazer Community Albania pas pesë vitesh dhe çfarë planesh keni për zgjerimin e tij?
Në pesë vitet e ardhshme, synojmë që Trailblazer Community Albania të bëhet një qendër rajonale për inovacion dhe teknologji CRM, me:
- Më shumë profesionistë të certifikuar dhe liderë komuniteti, që do jenë mentorojn brezant në vijim
- Universitete që ofrojnë kurse mbi cloud CRM, ERP, cloud Architecture, Business Analys, Project Management dhe AI.
- Më shumë startup-e dhe biznese që integrojnë Salesforce CRM si dhe Slack si collaboration/communication tool në proceset e tyre
- Rritje të eventeve si Albania Dreamin’ për të sjellë inovacion global në Ballkan
- Si mendoni se Salesforce dhe Slack do të ndikojnë në transformimin digjital të bizneseve shqiptare?
Salesforce dhe Slack do të jenë shtylla kryesore të transformimit digjital në Shqipëri duke:
- Automatizuar dhe optimizuar menaxhimin e klientëve, duke ndihmuar bizneset të ofrojnë shërbim më efikas dhe personalizuar.
- Integruar komunikimin dhe bashkëpunimin në një ekosistem të vetëm, duke rritur produktivitetin e ekipeve.
- Ofruar inteligjencë artificiale të avancuar për analiza të të dhënave dhe vendimmarrje më të shpejtë.
- Mbështetur kompanitë në rritjen e tyre dhe në ndërlidhjen më të lehtë me tregjet ndërkombëtare.
Trailblazer Community Albania do të vazhdojë të luajë një rol kyç në këtë transformim, duke ndihmuar profesionistët dhe bizneset shqiptare të adoptojnë teknologjitë më të fundit dhe të bëhen më konkurrues në tregun global.
Trailblazer Community Albania vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e profesionistëve të rinj dhe në integrimin e teknologjive të avancuara në bizneset shqiptare. Përmes aktiviteteve të ndryshme, partneriteteve dhe mbështetjes për certifikime, ky komunitet ofron mundësi për t’u rritur dhe për t’u angazhuar në një botë gjithnjë e më të digitalizuar. E ardhmja duket premtuese, duke pasur parasysh angazhimin e këtij komuniteti për të sjellë inovacion dhe mundësi për të gjithë ata që janë të gatshëm të investojnë në zhvillimin e tyre.
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.