Trafiku i uebit në rënie? Ja 4 ide të zgjuara për të tërhequr vizit........ - Business Magazine Albania

Trafiku i uebit në rënie? Ja 4 ide të zgjuara për të tërhequr vizitorë të rinj online

Në një botë ku uebi është plot me përmbajtje dhe konkurrenca është më e ashpër se kurrë, të tërheqësh vizitiorë të rinj në faqen tënde të internetit mund të duket si një mision i pamundur. Por lajmi i mirë është që nuk ka një rrugë të vetme, por ka disa qasje kreative që mund të të ndihmojnë të dallohesh nga turma, dhe madje pa pasur një buxhet gjigant.

Në këtë udhëzues, do të gjesh katër strategji origjinale për të rritur trafikun e faqes tënde, për të ndërtuar një audiencë besnike dhe për t’i kthyer vizitorët e rastësishëm në vizitorë afatgjatë.

Lexo gjithashtu: Rëndësia e krijimit të praktikave të qëndrueshme në biznes

Faqja jote, përpara së gjithash, duhet të jetë miqësore për përdoruesin

E thjeshtë për ta thënë, por shumë biznese dështojnë në këtë pikë. Një faqe që të lë në pritje, apo është e vështirë për t’u përdorur dhe do t’i largojë klientët më shpejt.

Optimizimi nuk është vetëm për Google, është për njerëzit. Kur faqja jote është intuitive dhe e këndshme për përdoruesin, kjo përkthehet edhe në renditje më të mirë në motorët e kërkimit. Provoje vetë, vizito faqen tënde si një vizitor për herë të parë dhe shëno çdo pengesë që të del përpara.

Ndërto një listë email-esh me vlerë

Të gjithë thonë: “Abonohu për të marrë lajmet tona!”, por kush ka dëshirë të marrë edhe një email më shumë?

Këtu hyn kreativiteti, jep një arsye të fortë për t’u abonuar. Mund të jetë një zbritje prej 15% për porosinë e parë, qasje ekskluzive në produkte të reja apo përmbajtje që nuk gjendet askund tjetër. Një strategji e tillë funksionoi për Alicia Scott, që nisi nga zero dhe ndërtoi një biznes me vlerë miliarda dollarë.

Lexo gjithashtu: Sekreti i kompanive, si t’i ktheni punonjësit e rinj në talente të suksesshme?

Jep diçka falas, por me vlerë të lartë

Një “lead magnet” është ajo dhuratë që tërheq njerëzit drejt faqes tënde. Mund të jetë një eBook, një udhëzues ekskluziv apo një analizë e thelluar. Sekreti? Duhet të jetë puna jote më e mirë, edhe pse e ofron pa pagesë.

Kjo do t’u japë përdoruesve një shije të cilësisë që ofron marka jote. Dhe nëse diçka falas është kaq e mirë, imagjino çfarë ofron pjesa me pagesë…

Shko ti te audienca e konkurentëve

Po, e lexove mirë! Zbulo se kush po angazhohet me konkurentët e tu në rrjetet sociale dhe fillo t’i kontaktosh. Ndërvepro me komentet e tyre, jep përgjigje të zgjuara dhe ftoji të shikojnë çfarë ke ti për të ofruar.

Kjo metodë nuk është e zakonshme, por është jashtëzakonisht efektive për startup-et që kërkojnë të krijojnë një emër në treg. Shkurt, nëse audienca jote ideale është diku tjetër, shko dhe merre!
Në një ekonomi gjithnjë e më digjitale, të ndërtosh prezencë online kërkon më shumë se SEO dhe reklama. Kërkon ide të zgjuara, kreativitet dhe një strategji që ndërton besim. Përdor këto katër qasje si themel dhe shiko si trafiku i faqes tënde fillon të rritet, jo thjesht në numra, por në njerëz të interesuar që duan çfarë ofron ti.

Foundr

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0