TP Albania ka ndërmarrë një nismë të rëndësishme në mbështetje të arsimit dhe zhvillimit teknologjik të brezave të rinj. Në kuadër të kësaj iniciative, kompania do të krijojë 15 laboratorë IT në institucione arsimore në të gjithë Shqipërinë, me synim rritjen e aksesit në teknologji dhe forcimin e aftësive digjitale të nxënësve.
Kjo nismë vjen si një hap konkret drejt fuqizimit të mësimdhënies praktike dhe përgatitjes së të rinjve për sfidat e së ardhmes. Në një kohë kur aftësitë digjitale janë bërë thelbësore për edukimin, punësimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm, laboratorët IT do të shërbejnë si hapësira ku nxënësit mund të mësojnë, krijojnë dhe zhvillojnë kompetenca të nevojshme për ekonominë moderne.
“Ne besojmë se teknologjia është një mjet i fuqishëm për të hapur mundësi të reja dhe për të ndërtuar ura mes arsimit dhe së ardhmes,” — u shpreh Diego Pisa CEO i TP Albania. “Përmes kësaj nisme synojmë të mbështesim shkollat me infrastrukturë që ndihmon zhvillimin e aftësive digjitale dhe krijon më shumë barazi në akses.”
Thirrje e hapur për institucionet arsimore
Për të garantuar një proces të rregullt dhe të organizuar për identifikimin e shkollave përfituese, TP Albania ka hapur një thirrje për regjistrim për të gjitha institucionet arsimore të interesuara. Drejtuesit e institucioneve arsimore ftohen të regjistrohen përmes linkut të dedikuar, duke dhënë informacionin e nevojshëm për vlerësimin dhe përzgjedhjen e përfituesve. Ky hap synon të sigurojë transparencë, koordinim dhe adresim sa më të mirë të nevojave reale në terren.
Si të aplikoni
Institucionet e interesuara mund të regjistrohen duke përdorur linkun më poshtë: https://forms.office.com/e/KUwqepUD43
Afati i aplikimit: 15 Shkurt 2026
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto