Toyota drejt ndërtimit të qytetit të së ardhmes në Japoni - Business Magazine Albania

Toyota drejt ndërtimit të qytetit të së ardhmes në Japoni



Toyota ka njoftuar në sallonin e inovacionit Ces në Las Vegas se po punon për të ndërtuar prototipin e “qytetit të së ardhmes”, rrëzë malit japonez Fuji. Qyteti do të funksionojë si laborator për makina autonome, “shtëpi të zgjuara”, inteligjencë artificiale dhe teknologji të tjera.
“Qyteti i Endur” është një plan i guximshëm për Toyota.

James Kuffner, Drejtori Ekzekutiv për Institutin e Kërkimit Toyota-Advanced, tha se, është e vështirë të mësosh diçka në lidhje me një qytet të zgjuar nëse po ndërton vetëm një bllok të zgjuar”. Projekti po diskutohet prej një viti tashmë dhe ka për qëllim krijimin e qyteteve më të sigurta, më të pastra, më argëtuese dhe mësime që mund të zbatohen në të gjithë botën. Do të ketë shërbime policie, zjarrfikëse dhe ambulanca, shkolla si dhe mund të jetë shtëpi për punonjësit, pensionistët dhe të tjerët të Toyota-s, tha Kuffner.

Projekti do të zhvillohet në vend të një fabrike makinash, e planifikuar të mbyllet brenda këtij viti. Me 2 mijë banorë fillimisht vitet e ardhshme do të shërbejë si një shtëpi për studiuesit dhe kërkuesit.

Kostot e projektit nuk janë bërë ende të ditura. Ndërtimi parashikon të riimagjinojë një qytet në një sipërfaqe 71 hektarë, për të ndërtuar një komunitet futurist.

Lexo: Toyota do të përdorë robotë në lojërat Olimpike të Tokios

Propozimi ambicioz i kompanisë, flet qartë, jo vetëm për ambicien e Shefit Ekzekutiv Akio Toyoda, por edhe burimet financiare dhe politike që Toyota ka dhe mund të sjellë, veçanërisht në vendin e saj. Toyoda, e ka quajtur projektin si fushën e tij me personale të ëndrrave.
Grupi Toyota është shtrirë edhe në fushën imobiliare. Toyota Housing, ka shitur mbi 100 mijë shtëpi në Japoni në 37 vjet. Toyota tha se kishte porositur arkitektin danez Bjarke Ingels për të hartuar projektin. Ingels ka projektuat ndërtesën e Ëorld Trade Center në Neë York si dhe zyrat e Google në Silicon Valley dhe Londër.

Reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0