Toyota do të përdorë robotë në lojërat Olimpike të Tokios - Business Magazine Albania

Toyota do të përdorë robotë në lojërat Olimpike të Tokios


Atletët dhe organizatorët që do të mbërrijnë në Tokio për Lojërat Olimpike të vitit 2020, do të transportohen nga vetura autonome, ndërsa vrapuesit e stafetave të pishtarit do të shoqërohen nga makina të pajisura me AI.

Toyota do të sigurojë 3.700 automjete, përfshirë dhjetëra vetura me vetë-drejtim, rreth 500 automjete me karburant dhe 850 vetura me bateri elektrike, për garën ndërkombëtare sportive.

Si sponsor kryesor i Lojërave Olimpike në Tokio dhe si një prodhues automjetesh që ka përballë një të ardhme të errët (kur motorrët me benzinë po zhduken), Toyota po bën gjithçka për të treguar kalimin si ofrues i transportit sipas kërkesës, për konsumatorë dhe biznese, në vend që të jetë thjesht një prodhues industrial.

“Ne duam të përdorim Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike që zhvillohen çdo dy vjet si një moment historik”, tha në një intervistë Masaaki Ito, menaxher i përgjithshëm i Divizionit Olimpik dhe Paralimpik të Toyota. “2020 do të jetë një moment i mirë për të treguar transformimin tonë në një kompani të mobilitetit”.

Toyota, Volkswagen AG dhe prodhues të tjerë automjetesh janë para një të ardhme të pasigurt, ndërsa teknologjitë e reja dhe modelet e biznesit e kanë çuar industrinë globale të automjeteve në 2.23 trilionë dollarë. Pothuajse çdo herë që Akio Toyoda, drejtori kryesor ekzekutiv dhe nipi i themeluesit të automjeteve, paraqitet në publik, thekson kalimin në shërbimet e mobilitetit.

Më shumë se një dyzinë automjetesh autonome në drejtim, që Toyota i quan e-Palette, do të lëvizin në zonën e përcaktuar për lojërat olimpike dhe paraolimpike për të transferuar atletët dhe stafin. Një tjetër automjet i pajisur me teknologji të inteligjencës artificiale, me drejtim autonom, i njohur si Concept-i, do të udhëtojë së bashku me vrapuesit e stafetave të pishtarit, sipas Ito.

Lexo: Ngushtohet hendeku cilësor mes automjeteve kineze dhe atyre ndërkombëtare

Toyota po vendos gjithashtu robotë të ndryshëm. Përveç robotit për mbledhjen e shtizave, prodhuesi do të sigurojë një robot humanoid, i cili do të ndihmojë spektatorët me aftësi të kufizuara dhe një robot telepranie që lejon njerëzit të flasin dhe shohin njëri-tjetrin.

Vendosja e teknologjive të përdorura për të menaxhuar logjistikën dhe flotat po ndihmon qeverinë e Tokios të zbusë trafikun.

Sponzorimi nga Toyota vjen në një kohë kur interesi global për Lojërat Olimpike po zvogëlohet. Vlerësimet televizive kanë rënë. Kur Toyota nënshkroi  për sponsorizimin e katër ndeshjeve nga 2017-2024, media japoneze raportoi se ajo pagoi 835 milionë dollarë.

“Në planin afatmesëm dhe afatgjatë, ajo që duam është të mund ta bëjmë Toyota-n një kompani më të mirë, të mund të bashkëveprojmë më mirë me shoqërinë dhe të bëjmë makina më të mira. Kjo është ajo që duam të zbulojmë përmes sponsorizimit të lojërave”, tha Ito. Sipas tij, “nëse do t’i arrinim këto synime, sponsorizimi olimpik nuk është aspak i kushtueshëm”.

Bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0