Toshiba heq dorë nga prodhimi i kompjuterave pas 35 vitesh

Toshiba heq dorë nga prodhimi i kompjuterave pas 35 vitesh

Toshiba

Gjigandi japonez Toshiba ka shitur pjesën e fundit të aksioneve të kompanisë që prodhonte kompjuterat, Dynabook. Kjo do të thotë që firma nuk ka më asnjë lidhje me prodhimin e kompjuterave dhe laptopëve.

Sharp bleu 80% të kompanisë Dynabook në 2018 për 36 milionë dollarë. Toshiba ka deklaruar se tashmë ka shitur edhe pjesën tjetër të aksioneve. Toshiba e prodhoi laptopin e parë T1100 në 1985, në Evropë. Ai peshonte rreth 4 kilogramë dhe punonte me një disk 8.8 centimetra.

Toshiba

Në 2011-n Toshiba shiti më shumë se 17 milionë kompjuterë, por në 2017-n shitjet ranë në 1.9 milionë, raportoi Reuters asokohe.

Në 2016-n, kompania u fokusua në prodhimin e pajisjeve hardware për bizneset. Vitet e fundit Toshiba ka pasur probleme të shumta ekonomike. Në 2015 shënoi një humbje prej 318 milionë dollarësh.

Në të njëjtin vit presidenti dhe zv/presidenti i saj dhanë dorëheqjen pasi një panel i pavarur zbuloi se kompania kishte mashtruar lidhur me fitimet e saj për gjashtë vitet e mëparshme.

Kërkesa për laptopë është rritur në muajt e fundit për shkak të pandemisë Coronavirus dhe karantinës globale, por në përgjithësi, tregu për kompjuterë personalë ka qenë i ashpër për shumë kohë, tha analistja Marina Koytcheva nga firma CCS Insight.

“Vetëm ata që kanë arritur të ruajnë madhësinë dhe çmimin (si Lenovo), ose kanë një markë premium (si Apple) kanë pasur sukses në tregun e pafalshëm të PC, ku vëllimet kanë rënë prej vitesh,” tha ajo.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0