Tirana shpallet qyteti i dytë më i ndotur në Europë mes 27 qyteteve të analizuara nga platforma ndërkombëtare Numbeo, me një indeks ndotjeje prej 87.2. Kryeqyteti shqiptar lë pas Tetovën me 94.8 .
Diferenca me qytetet e tjera evropiane është e dukshme: Sarajeva shënon 65.2, Barcelona 63.1, Athina 55.5 dhe Selaniku 54.2.
Ndërkohë, qytetet e Evropës Perëndimore paraqesin një realitet krejt tjetër. Roma ka indeks 48.1, Madridi 37.9, Lisbona 37.7, ndërsa Zagrebi 35.5. Qytetet më të pastërta janë Valencia me 24.4, Porto 24.5, Spliti 27.6 dhe Ljubljana me vetëm 23.8, pothuajse katër herë më pak se Tirana.
Ekspertët e lidhin këtë nivel të lartë ndotjeje me disa faktorë të zhvillimit urban të shpejtë të viteve të fundit. Rritja e numrit të automjeteve, shumë prej të cilave të përdorura dhe me emetime të larta, ndërtimi intensiv, trafiku i dendur dhe mungesa e hapësirave të gjelbra kanë rënduar ndjeshëm cilësinë e ajrit në kryeqytet.
Lexo edhe: Taksë e re mbi karbonin, BE rregullon çmimet për familjet dhe bizneset
Tirana ka përjetuar rritje të shpejtë të popullsisë dhe të sipërfaqeve të ndërtuara gjatë dy dekadave të fundit, duke u shndërruar në qendër kryesore ekonomike të vendit. Ky zhvillim ka sjellë një shtim të aktivitetit ndërtimor dhe rrugor, faktorë që kontribuojnë drejtpërdrejt në ndotjen e ambientit.
Indeksi 87.0 e vendos Tiranën jo vetëm në krye të listës, por edhe në një pozitë që tregon sfida serioze mjedisore krahasuar me qytete evropiane më të mëdha në popullsi dhe ekonomi.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto