Tirana International Airport i uron mirëseardhjen kompanisë ajrore Daneze Jet Time

Tirana International Airport i uron mirëseardhjen kompanisë ajrore Daneze Jet Time


Tirana International Airport (TIA) i uron sot mirëseardhjen shoqërisë ajrore Daneze Jet Time me fluturimin e saj të parë me një grup prej 130 turistësh në bord nga Skandinavia.

Me këtë rast, TIA mbajti një ceremoni për të shënuar fillimin e operimit të destinacionit të ri nga kryeqyteti i Finlandës Helsinki, në Tiranë.

“Ky është grupi i parë i turistëve nga Skandinavia dhe nesër presim të tjerë nga Suedia dhe Norvegjia. Njerëzit nga vendet e Skandinavisë janë shumë të interesuar për të parë Shqipërinë dhe ne iu urojmë atyre një përvojë të bukur këtu. Nga ana tjetër, TIA i mbështet fluturimet në këto destinacione financiarisht me qëllim për të zhvilluar turizmin dhe për të përmirësuar imazhin e Shqipërisë në Evropë dhe përtej saj,” u shpreh Dr. Rolf Castro-Vasquez, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i TIA-s.

Jet Time është një shoqëri ajrore Daneze e themeluar në vitin 2006 dhe operon kryesisht si një kompani e cila ofron shërbime për biznese duke siguruar shërbime transporti ajror për avionë charter dhe shoqëri ajrore. Që nga krijimi i saj, Jet Time është zhvilluar duke u bërë shoqëria ajrore më e madhe Daneze.

Tirana International Airport njofton se të tjera lajme të mira priten për sezonin veror.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0