Inkubatori i startupeve për studentë në Shqipëri, Tirana Inc. zhvilloi bootcamp-in e parë për 10 skuadrat që u përzgjodhën për t’u trajnuar rreth ideve të tyre të biznesit.
Bootcamp-i u organizua gjatë tri ditëve në ambientet e universitetit Polis, një prej universiteteve theme ku sipërmarrësit e ardhshëm patën mundësi të njihen me mentorët e programit dhe ekipet e tjera. Gjatë bootcamp-it, ekipet diskutuan gjatë me mentorët e tyre rreth ideve përkatëse të biznesit, strategjive të zhvillimit të startup-eve të tyre, si edhe mundësive të reja të bashkëpunimit.
Përveç mentorëve ekspertë në fushën e biznesit, e ftuar speciale në bootcamp ishte edhe znj. Sonila Abdalli, themeluese e Destil Creative Hub. Historia e saj është model i denjë suksesi, që frymëzoi sipërmarrësit e rinj dhe i nxiti ata të mendojnë përtej kornizave lidhur me idetë e tyre inovatore. Gjatë bashkëbisedimit me Sonilën, studentët e Tirana Inc ndanë mendimet e tyre rreth startup-eve dhe sfidave që hasin bizneset në fazat e tyre fillestare.
Pas këshillimit të vazhdueshëm me mentorët dhe diskutimeve të frytshme gjatë dy ditëve, ekipet prezantuan idetë e tyre në ditën e tretë të bootcamp-it. Idetë e tyre lidhen me teknologjinë, transportin, shëndetin, menaxhimin e kohës dhe aspekte të tjera, që lehtësojnë përditshmërinë e qytetarëve.
Trajnimi i ekipeve është intensiv dhe zgjat 100 ditë, duke synuar konsolidimin e ideve të biznesit dhe strategjive të implementimit të tyre. Energjia pozitive e studentëve, larmishmëria e ideve dhe dobia praktike e tyre e nxisin Tirana Inc. të motivojë dhe nxisë ekipet për realizimin e ideve të tyre.
“We have a strategic” plan, its called doing things”.







Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto