Tirana Bank udhëheq kredinë sindikale prej 20 milionë euro për ndërtimin e impiantit fotovoltaik në Fier - Business Magazine Albania

Tirana Bank udhëheq kredinë sindikale prej 20 milionë euro për ndërtimin e impiantit fotovoltaik në Fier

Tirana Bank, në cilësinë e bankës udhëheqëse, ka finalizuar marrëveshjen e kredisë sindikale në vlerën 20 milionë euro, në bashkëpunim me Union Bank, Intesa Sanpaolo Bank Albania dhe OTP Bank Albania. Qëllimi i financimit përfshin ndërtimin e një parku fotovoltaik me subjekt zhvillues shoqërinë SPV Blue 2 Shpk dhe vendodhje në Sheq-Marinas, Fier. Ndërtimi i parkut te ri fotovoltaik kontribuon në zgjerimin e kapaciteteve prodhuese të Shqiperisë në energjinë elektrike nga burime të energjisë së rinovueshme. 

Aleksander Zoga, Project Finance Manager në Divizionin Korporatë të Tirana Bank, ndan me ne më shumë mbi rëndësinë e këtij projekti, vizionin e bankës per financimin e projekteve ne fushën “Green Financing” si dhe financimet e përbashkëta (sindikale) të cilat japin një impakt dhe një rëndësi shume të madhe në zhvillimin ekonomik të vendit.

Çfarë do të thotë kjo kredi sindikale për Tirana Bank?

Aleksander Zoga:

“Kjo marrëveshje është një dëshmi e rolit udhëheqës që Tirana Bank ka marrë në tregun financiar shqiptar. Duke qenë banka udhëheqëse dhe me peshën më të madhe në financim, ne tregojmë qartë rolin tonë në financimin e projekteve të kësaj rëndësie, kapacitetin tonë për të koordinuar projekte të mëdha me qëllim mbështetjen e zhvillimit ekonomik të vendit. Për ne, nuk është thjesht një transaksion financiar, por një bashkëpunim me sipërmarrjen Shqiptare për rritjen e kapaciteve energjitike prodhuese të vendit. Ky transaksion dhe shumë të tjerë që kemi financuar dhe jemi duke shqyrtuar janë një hap i rëndësishëm drejt një të ardhmeje me zhvillim të qëndrueshem.”

Si është përvoja e Tirana Bank me kreditë sindikale?

Aleksander Zoga:
“Tirana Bank ka një eksperiencë të gjatë dhe të konsoliduar në financimin e kredive të përbashkëta (sindikale). Ne kemi qenë pjesë e kredive sindikale madhore që jane realizuar jo vetëm gjatë viteve të fundit, ku mund të përmendim një bashkëfinancimin për një kompani energjitike në fushën e hidrocentraleve, linjën e përbashkët të kredisë për projektin Thumanë-Kashar, projektin Orikum-Llogara por edhe financime të tjera të përbashkëta për shoqëri të ndryshme. Këto angazhime, tregojnë qartë se kemi ekspertizën dhe burimet e nevojshme për të realizuar financime komplekse ne projekte me rëndësi strategjike per zhvillimin ekonomik te vendit.”

Cili është angazhimi i Tirana Bank në Green Finance?

Aleksander Zoga:
“Green Finance është një nga prioritetet tona kryesore. Ne e shohim financimin e energjisë së rinovueshme si një mënyrë konkrete për të kontribuar në tranzicionin e gjelbër të Shqipërisë. 

Tirana bank gjate 4 viteve te fundit ka qenë shumë aktive ne Green Financing, ku si fillim ka mbëshettur nevojat e klientëve të saj për vendosjen e paneleve diellore (roof-top panels) në ambjentet e biznesit, duke ulur në mënyrë të konsiderueshme pagesën e faturës së energjisë elektrike të bizneseve.   

Gjithashtu, Tirana Bank ka qenë shumë aktive në parqet e mëdha fotovoltaike të cilat kanë synim shitjen e energjise elektrike në Bursen Shqiptare të energjisë elektrike ALPEX. 

Projekti BLUE 2 në Fier është në vazhdën e disa nismave të ngjashme që Tirana bank ka mbështetur, si financimi për ndertimin e parkut fotovoltaik me vendoshje në Lushnje vitin e kaluar. Gjithashtu, gjatë muajit Gusht kemi financuar ndërtimin e një parku tjetër fotovoltaik i cili pritet të perfundoj gjatë muajve në vijim dhe aktualisht jemi duke shqyrtuar disa projekte të tjera që do të financohen nga Tirana Bank ose në bashkëpunim me banka të tjera.   

Referuar sa më sipër, ne besojmë fort se financimi i kompanive të prodhimit të energjisë së gjelbër është thelbësor për diversifikimin e burimeve energjetike dhe reduktimin e emetimeve të karbonit, standarte te cilat aplikohen nga të gjithë vendet e Bashkimit Europian ku synojmë të bëhemi pjesë.” 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0