Time: Kosova dhe Shqipëria ndër vendet më të lira në botë për të jetuar - Business Magazine Albania

Time: Kosova dhe Shqipëria ndër vendet më të lira në botë për të jetuar


Gazeta “Time” ka bërë një listë me vendet më të lira në botë. Në mesin e këtyre shteteve është edhe Kosova së bashku me Shqipërinë.

Sipas gazetës amerikane “Time”, Kosova renditet e treta me radhë në këtë listë, ndërsa Shqipëria në vendin e 27.

Këto qytete, të cilat janë konsideruar si vendet më të lira në botë, konsiderohen të kenë çmimet e qirasë, ushqimit, transportin dhe shërbimet komunale më të ulëta se në New York, ku kosto e këtyre shërbime është shumë e lartë.

Kjo gazetë ka shkruar se në Kosovë ushqimet janë 75 % më të lira, ndërsa mallrat dhe shërbimet vendore janë 72 % më të lira.

Gazeta “Time” e përshkruan Kosovën si një nga vendet e Europës Juglindore, e cila ka një popullsi prej 1.9 milionë banorë dhe industritë kryesore në Kosovë janë minierat minerale dhe materialet e ndërtimit.

Ndërsa kur është fjala për shpenzimet e konsumit dhe sendet ushqimore në kryeqytetin e Kosovës, Prishtina, shpenzimet vetëm për një person janë në vlerë prej 324 dollarë në muaj. Shpenzimet e qirasë, për një apartament gjumi është i ulët në vetëm 275 dollarë në muaj.

Po ashtu, kjo gazetë thotë se edhe në Shqipëri sendet ushqimore janë 72 % më të lira, sikurse mallrat dhe shërbimet vendore që janë 64 % më të lira.

Po për ne që jetojmë në këto vende a vlen e njëjta gjë?

 

burimi:  ekonomiaonline

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0