Në Shqipëri, autoritetet kanë vendosur të mbyllin rrjetin social TikTok për një periudhë 12 mujore, si pjesë e masave të përkohshme, sipas tyre për shmangien e ndikimeve negative të kësaj platforme online dhe rritjen e sigurisë së fëmijëve në mjedisin digjital.
Kufizimi i rrjetit TikTok ndodh pasi një adoleshent goditi me thikë për vdekje një adoleshent tjetër në muajin nëntor të vitit të kaluar pas një sherri që filloi në këtë platformë online.
Lexo edbe: AKEP ultimatum kompanive të internetit: Të bllokohet aksesi në TikTok brenda 13 marsit!
Business Magazine bisedoi me Said Duleviç, ekspert teknologjie, për situatën e mbylljes së TikTok në Shqipëri. Ai na shpjegoi se platforma u mbyll për një minutë dhe më pas u hap sërish për shkak të vonesës së ofruesve të shërbimit të internetit (ISP) në bllokimin e adresave IP të TikTok. ISP (Internet Service Provider) është kompania që siguron lidhjen me internetin për përdoruesit dhe menaxhon trafikun e të dhënave. Në këtë rast, ISP-të janë përgjegjëse për zbatimin teknik të vendimit për bllokimin e aksesit në platformë, por procesi mund të ketë pasur vonesa ose moskoordinim të menjëhershëm.
Ndërkohë, qeveria ka miratuar edhe një ligj të ri, sipas të cilit përdorimi i një VPN-i (Virtual Private Network) për të anashkaluar bllokimet e platformave të ndaluara mund të dënohet me deri në 3 vjet burg. VPN është një teknologji që lejon përdoruesit të fshehin vendndodhjen dhe të qasen në përmbajtje të bllokuara nga ISP-të. Ky ligj ka ngjallur shqetësime mbi lirinë e internetit dhe kontrollin e aksesit në platformat dixhitale.
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.