TIFF 2024: Një udhëtim përmes filmave ndërkombëtarë dhe trashëgimisë kulturore - Business Magazine Albania

TIFF 2024: Një udhëtim përmes filmave ndërkombëtarë dhe trashëgimisë kulturore

TIFF 2024

Edicioni i 22-të i Tirana International Film Festival (TIFF), një nga ngjarjet më prestigjioze të kinemasë në Shqipëri dhe rajon, do të zhvillohet nga data 22 deri më 28 shtator 2024. Ky festival, që kualifikon për Oscars® dhe European Film Awards, do të sjellë mbi 200 premiera filmash nga mbarë bota, duke përfshirë projekte të shkurtër dhe të gjatë në zhanre të ndryshme.

Një nga veçantitë e këtij edicioni është programi RetrospectTIFF, që i kushtohet aktorit legjendar Marcello Mastroianni. Për të nderuar 100-vjetorin e lindjes së tij, TIFF do të shfaqë katër nga filmat më të rëndësishëm të karrierës së tij, përfshirë klasiket e njohura si: “8 e Mezzo” dhe “La Dolce Vita” nga regjisori i madh Federico Fellini.

Në vijim të festivalit, filmi shqiptar Kapedani do të shfaqet për herë të parë i restauruar në format 4K. Kjo komedi klasike, që vazhdon të jetë një referencë kulturore për breza të tërë, do të ketë premierën e saj në kinemanë Millenium.

Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe talentit të ri shqiptar dhe rajonal. Programi Kosova’s Young Film Talents sjell në qendër të vëmendjes filmat e shkurtër nga studentët e Fakultetit të Arteve të Kosovës, duke treguar zhvillimin e kineastëve të rinj të rajonit.

Për ata që janë të interesuar në industrinë e filmit, SCREENPLAY ContesTIFF do të prezantojë 10 skenarë të nominuar nga producentët dhe distributorët, me mundësi reale për t’u kthyer në filma të suksesshëm. Po ashtu, ICDA’s Semiramis Award for Excellence in Casting do të nderojë arritjet e jashtëzakonshme në casting, një komponent thelbësor në prodhimin cilësor të filmave.

Festivali do të sjellë gjithashtu programe të veçanta për të rinjtë dhe fëmijët, si KIDs Program dhe TEENs, me filma të krijuar enkas për moshat 5-10 dhe 11+ vjeç. Në kinemanë “Tonin Harapi” të Liceut Artistik, fëmijët do të kenë mundësinë të shijojnë filma të shkurtër dhe të jenë pjesë e procesit të vlerësimit përmes votave të tyre.

Për herë të parë, TIFF do të prezantojë filma të krijuar me inteligjencë artificiale (AI), duke sjellë një program inovativ të shoqëruar me diskutime rreth ndikimit të AI në kinematografi. Kjo hap një horizont të ri për audiencën dhe krijuesit e filmit.

Me një program të pasur që përfshin homazhe për legjendat e filmit, premiera të veprave të reja, dhe aktivitete për profesionistët e industrisë, TIFF 2024 premton të jetë një festë kinematografike e paharrueshme.

Nëse dëshironi të ndiqni eventet dhe premierat kombëtare të edicionit të 22 të Tirana International Film Festival 2024 plotësoni formularin këtu.

Për më shumë informacion rreth edicionit të 22-të të Tirana International Film Festival 2024 mund të vizitoni faqen në web: tiranafilmfest.org, ose në rrjete sociale me më shumë detaje rreth Programit, Jurive, Awards dhe Press Kit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0