Thuaj “jo” takimeve për biznes në kafe

Thuaju “jo” takimeve për biznes në kafe


Oferta tradicionale e “kafesë’’ është në opinionin tim, njëra prej ofertave më frustruese që mund të bëhet. Së pari, duhet të bëj të qartë se nuk jam kundër njerëzve të cilët takohen për kafe ose ata të cilët pijnë kafe. Problemi im është se kam mësuar se oferta për të pirë kafe zakonisht do të thotë se dikush dëshiron diçka nga unë.

Qoftë kohë, para ose për t’i ndihmuar ata për të bërë një lidhje, oferta për të pirë një kafe gjithmonë ka një motiv prapa saj. Ju mund të mendoni se nuk dua të ndihmoj të tjerët, por çështja e vërtetë janë mundësitë, të cilat i kam para meje. Unë jam shumë i zënë, kështu që dedikimi i kohës time në një takim ‘’të shpejtë’’ për kafe nuk ka shumë kuptim.

Pse nuk takohem kurrë me dikë për kafe?

Orët e kaluara në zyrë duke bërë biznes nuk janë koha për t’u ulur, relaksuar ose shoqëruar. Unë provoj të jem sa më efikas dhe i suksesshëm që mundem gjatë orarit të punës. Oferta tradicionale e ‘’kafesë’’ në opinionin tim është njëra prej ofertave më frustruese që mund të bëhet. Unë rrallë e pranoj ofertën e drekës gjatë orarit të punës. Vetëm merrni në konsideratë sasinë e kohës që merr për të shkuar në një takim për kafe ose për drekë, dhe se sa shumë biznes mund të bëhet në të njëjtën kohë. Pastaj, mendoni për joefikasitetet e përdorimit të asaj kohe për gjëra si bisedat e shkurtra, edhe para se të filloni të flisni për biznes.

Kini një objektiv në mendje

Unë kam objektivin që të mbaj çdo thirrje telefonike në maksimum pesë minuta. Kur është fjala tek takimet personale, preferoj që ato të mbahen në zyrën time ose të përkojnë me takimet e tjera, të cilat i kam jashtë zyrës. Edhe atëherë, provoj t’i realizoj ato takime deri në 20 minuta. Kjo më jep mundësi të pranoj sa më shumë takime ose thirrje që është e mundur. Shumë njerëz bëjnë arsyetimin se ata ‘’po bëjnë biznes’’ dhe pastaj largohen nga zyra për të bërë gjëra të parëndësishme. Mos më keqkuptoni, nuk po ju këshilloj të mos takoni njerëzit personalisht. Po ju them të merrni kontrollin e mundësive të biznesit dhe t’i bëni që ato të vijnë tek ju, ose takojini ata diku ku është e përshtatshme kur jeni jashtë zyrës.

Jo kafe, vetëm punë monotone.

Shumica e takimeve për drekë dhe kafe, të cilat ndodhin, nuk janë asgjë tjetër përpos përdorimit joefikas të kohës. Ju sugjeroj jo vetëm të refuzoni takime të tilla gjatë orarit të punës, por gjithashtu të ndaloni së kërkuari takime për kafe vetëm nëse ato janë shumë të nevojshme. Si të vendosni nëse një takim është i nevojshëm? Shikoni arsyet dhe ndikimet që takimi mund të ketë. Nëse këto peshojnë më shumë se sa të metat e atij takimi, atëherë është e pranueshme t’a kërkoni. Sigurohuni të fokusoheni që ta bëni efikasitetin një parim kyç dhe ju do të zbuloni se ai fokus do t’ju ofrojë gjithçka që dëshironi në jetë dhe biznes.

David Meltzer/Entrepreuner

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0