Thirrje publike për ndërmarrjet në Kosovë – Programi “Internship Biznesi - 2019” - Business Magazine Albania

Thirrje publike për ndërmarrjet në Kosovë – Programi “Internship Biznesi – 2019”


Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë – KIESA, agjenci e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, sjell programin “Internship Biznesi – 2019”.

Qëllimi kryesor i këtij projekti është zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kosovë, formësimi i kuadrove të rinj dhe bartja e njohurive teorike në praktikë të fituara në shkollat e mesme  profesionale.

Agjencia KIESA fton të gjitha ndërmarrjet të vogla dhe të mesme, që kanë kërkesa për burime njerëzore dhe shprehin interesimin që të plotësojnë nevojat e tyre më praktikant/e që kanë përfunduar shkollat e mesme  profesionale. Objektiv është angazhimi në ndërmarrje në dy muaj të vitit 2019.

Pas kryerjes së praktikës profesionale, ndërmarrjet nuk kanë detyrim që të vazhdojnë angazhimin më tej me praktikantëve, përveçse nëse kjo bëhet me marrëveshje të re mes palëve. Ndërmarrjet duhet të zgjedhin profilin e praktikantëve që u nevojiten.

Ndërmarrjet që shprehin interesimin e tyre përmes kësaj thirrje publike, KIESA mund t’u ofrojë dy-tre praktikantë.

Për angazhimin dymujor të praktikantëve, KIESA do të ofrojë kompensim financiar në vlerë 200.00 Euro për muaj nga Buxheti i  Kosovës ndërsa ndërmarrja nuk ka detyrim financiar ndaj praktikantit.

Për më shumë, klikoni në linkun më poshtë:

www.kiesa.rks-gov.net

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0