Thirrje për shprehje interesi në Akademinë e Turizmit për të Rinj

Thirrje për shprehje interesi në Akademinë e Turizmit për të Rinj

Akademinë e Turizmit për të Rinj

Projekti “Promovimi i turizmit të qëndrueshëm përmes rritjes së kapacitetit të komunave dhe sipërmarrjes në Parkun Kombëtar të Prespës”.

Qendra Shqiptare për Qeverisjen Mjedisore (ACEG Center) në bashkëpunim me programin GIZ- ProSEED përmes IDEA + pjesë integrale e projektit IDEA, do të mbështesë individë, që duan të hyjnë në botën e biznesit të Turizmit Natyror në zonën e Parkut Kombëtar të Prespës.

Thirrja për aplikim është e hapur për të rinjtë, gratë dhe burrat, banorë të bashkive Devoll dhe Pustec. Të gjithë, të cilët kanë ide sipërmarrëse dhe dëshirojnë ta zhvillojnë atë në një plan biznesi, janë të ftuar të aplikojnë.
Do të përzgjidhen 50 të rinj nga bashkitë Devoll dhe Pustec.

Do të përfitoni nga 10 ditë trajnimi aktiv dhe argëtues dhe 2 muaj trajnim individual për të zhvilluar një plan biznesi të zbatueshëm. Pjesëmarrësit, që ndjekin plotësisht trajnimin dhe paraqesin planin e biznesit, do të certifikohen për të marrë qasje të privilegjuar në skemën e dhënies së granteve nga IDEA.

Për më tepër, Komisioni i Vlerësimit do të zgjedhë idenë më të mirë, e cila do të mbështetet me një grant prej 1500 EURO nga projekti. Komisioni i Vlerësimit do të përbëhet nga përfaqësues të Qendrës ACEG, donatorit PONT, komunitetit dhe pushtetit lokal.

Lexoni: Bëhuni pjesë e nismës Ambasadorët e Rinj Europianë

Projekti “Promovimi i turizmit të qëndrueshëm përmes ngritjes së kapaciteteve të komunave dhe ndërmarrësisë në rajonin e gjerë të Prespës”, është financuar nga Prespa Ohrit Trust Fund/ PONT dhe programi ProSEED përmes IDEA + pjesë integrale e projektit IDEA, e financuar nga Ministria Federale Gjermane për Ekonomi Bashkëpunim dhe Zhvillim (BMZ) dhe implementuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

Ky projekt synon të orientojë zhvillimin e turizmit në hapësirën e gjerë të Prespës drejt turizmit natyror, të rrisë aftësitë e sipërmarrësve të rinj në turizëm të qëndrueshëm, jo vetëm përmes trajnimeve, por edhe mbështetjes financiare. Qëllimi i tij kryesor është të mbrojë biodiversitetin e Parkut Kombëtar të Prespës duke forcuar komunitetin duke rritur shanset për punësimin e tyre dhe zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme në këto dy bashki.

Të rinjtë dhe gratë që janë të interesuar të marrin pjesë në këtë projekt janë të ftuar të plotësojnë këtë formular aplikimi. Afati i fundit i dorëzimit është data 26 qershor, 2020.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen, të cilët do të informohen më tej për detajet e organizimit të aktiviteteve.

Për çdo informacion, ju mund të shkruani në faqen e Facebook-ut, Qendra ACEG ose në adresën e postës elektronike: info@aceg.al.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0