Thirrje për Nominime – Çmimi Evropian i Shpikësit 2026 - Business Magazine Albania

Thirrje për Nominime – Çmimi Evropian i Shpikësit 2026

Çmimi prestigjioz Evropian i Shpikësit do të rikthehet në vitin 2026 me një ceremoni madhështore që do të mbahet në Berlin – një qytet simbol i inovacionit dhe transformimit teknologjik.
Të gjithë shpikësit shqiptarë që kanë kontribuar me zgjidhje të reja, me ndikim të prekshëm në jetën reale dhe përparime të qëndrueshme në fusha të ndryshme, ftohen të marrin pjesë në këtë proces të rëndësishëm nominimi. Kjo është një mundësi unike për të vlerësuar talentin dhe shpikjet që sjellin ndryshim në shoqëri, ekonomi dhe mjedis.

Afati për dorëzimin e nominimeve është data 30 shtator 2025. Aplikimi mund të bëhet online në linkun zyrtar.

Të gjitha informacionet mbi kriteret, procesin e përzgjedhjes dhe përfitimet e pjesëmarrjes janë të disponueshme në faqen zyrtare të çmimit:

Çmimi për Shpikësit e Rinj
Një kategori e veçantë, dedikuar shpikësve të rinj, u lançua për herë të parë si një ngjarje e pavarur në vitin 2025 dhe do të rikthehet në vitin 2027. Qëllimi është të nxitet kreativiteti i brezave të rinj që adresojnë sfidat globale përmes ideve të guximshme dhe novatore.
Ftojmë të gjitha institucionet, universitetet, zyrat kombëtare të pronësisë industriale dhe aktorët e ekosistemit të inovacionit që të shpërndajnë këtë thirrje në rrjetet e tyre dhe të inkurajojnë pjesëmarrjen.
Për pyetje apo sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni ekipin organizues në:
📧 european-inventor@epo.org
Bëhuni pjesë e vlerësimit evropian për shpikjet që ndryshojnë botën!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0