Thirrje ndërkufitare për artistë, për tregtimin e produkteve të muzeve

Thirrje ndërkufitare për artistë, për tregtimin e produkteve të muzeve

Thirrje ndërkufitare

Kjo thirrje synon përzgjedhjen e artistëve nga vendet e përfshira në Programin Itali – Shqipëri – Mali i Zi, që do të marrin pjesë në shkëmbim për produktet e tregtimit të muzeut.

Thirrja bëhet në kuadër të në kuadër të projektit MONET (culture inMOtion in adriatic NETwork of Museum).

Fushëveprimi i shkëmbimit është të ekzaminojë rëndësinë e produkteve të tregtimit dhe dyqanet muze, si dhe të krijimit dhe skemave të dizajnit të produkteve të mallrave për secilin muze të përfshirë.

Shpërndarja dhe bashkëpunimi do të përfshijnë eksplorimin e kulturave të ndryshme të bashkuara në projekt, përqafimin e vlerave, zbulimin e dallimeve dhe ngjashmërive, midis metodologjive artistike nga zonat ndërkufitare me një pasurim të ndërsjellë.

Artistëve të përzgjedhur do t’i mbulohen: – kostot e udhëtimit – akomodimi dhe bordi; – hapësirë për punën në grup; – tarifa për krijimin e modeleve konceptuale të produkteve të tregtimit, duke filluar nga 300 deri në 700 euro. Për më shumë informacion rreth thirrjes për aplikime klikoni  këtu, ndërsa për të plotësuar formularin e aplikimit klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0