Thirrje e hapur për aplikime për akseleratorin "Plug and Play Albania" - Business Magazine Albania

Thirrje e hapur për aplikime për akseleratorin “Plug and Play Albania”

Thirrje e hapur për aplikime për akseleratorin "Plug and Play Albania"

Shënoni në  kalendarët tuaj datat për programin e ri të akselerimit të Plug and Play në Shqipëri.

Ky program akselerimi shënon një kapitull të ri në rrugëtimin e Shqipërisë drejt shndërrimit në qendër për inovacionin dhe sipërmarrjen në Ballkan nga AADF, Idemia group, Piramida, Bashkia Tiranë.

Programi përfshin disa grupe akselerimi përgjatë tre viteve, duke përfshirë edhe një program vjetor Global Overseas Acceleration & Learning (GOAL) në Silicon Valley. Me mbështetjen e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, Piramidën e Tiranës dhe të sponsorizuar nga IDEMIA Smart Identity (ISI), kjo iniciativë synon të nxisë inovacionin dhe sipërmarrjen në të gjithë Shqipërinë.

Programi i Akseleratorit të Tiranës, i fuqizuar nga Plug and Play, përbëhet nga pesë grupe akselerimi gjatë tre viteve, duke përfshirë një program vjetor Global Overseas Acceleration & Learning (GOAL) në Silicon Valley. Programi është projektuar për t’i ofruar startup-eve akses të menjëhershëm në një përvojë globale dhe një rrjet ndërkombëtar të gjerë.

🔺Apliko para datës 16 shkurt
🔻Ky program ofron një mundësi unike për startup-et nga Shqipëria që të rriten, të tërheqin investime kapitale dhe të forcojnë praninë e tyre në tregjet globale.

Apliko këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0