THINK TECH: Novacionet që ndryshojnë botën - Business Magazine Albania

THINK TECH: Novacionet që ndryshojnë botën


Risitë dhe novacionet janë motorët që çojnë përpara botën, duke e bërë më të lehtë jetën e njerëzve në planet. Ndryshimet nuk janë gjithnjë të lehta për t’u përqafuar, por shoqëritë dhe kompanitë që i prezantojnë punojnë fort në përfshirjen e tyre në jetën e përditshme.

Përfaqësues të kompanive të njohura në Shqipëri por edhe në botë, sollën pasditen e djeshme në Tiranë, tendencat më të reja të teknologjisë dhe novacionit. Forumi Think Tech, i cili realizohet për herë të parë në Shqipëri kishte si synim motivimin dhe informimin e gjeneratës së re mbi mundësitë që ofron tregu vendas dhe ai ndërkombëtar si dhe reflektime mbi rëndësinë e teknologjisë.

8 panelistë, shqiptarë dhe të huaj, folën mbi rolin e transformimit, teknologjisë dhe komunikimit në industritë e tyre.

Erion Isufi ndau praktikat e Landmark në bashkëpunim me teknologjinë e Moveo, për të krijuar këtë forum. Duke ftuar praktikat e kompanive si T-Mobile -mbi komunikimin, EdCom-mbi komunikimin në edukim, Balfin-mbi menaxhimin e burimeve njerëzore, Philip Morris mbi transformimin falë teknologjisë, qindra pjesëmarrës ndërvepruan me realitetin dixhital në jetën e gjithsecilit.

Siç u vu në dukje edhe gjatë konferencës, në shumë industri, sektori privat investon me një ritëm më të shpejtë sesa ai publik në teknologji. Dhe kjo vjen gjithnjë për dy arsye që lidhen me mundësinë dhe lirinë financiare për të investuar dhe zhvilluar inovacion, ashtu si dhe mungesa e burokracisë për kompanitë private në ndryshim me institucionet shtetërore.

Lexo këtu: Përqafo teknologjinë, Tirana Tech Open mbledh novatorë e pasionantë të teknologjisë

Përfaqësuesja e Philip Morris në konferencën Think Tech, Anis Brahimi, solli shembullin e transformimit në industrinë e duhanit, ku kompani lider si PMI, një dekadë më parë vendosi të ndryshojë linjën e 2 shekujve, duke përqafuar një frymë të re, ofrimin e një të ardhmeje pa tym. PMI përmes shkencës dhe teknologjisë zhvilloi IQOS, një pajisje novatore që mundëson ngrohjen e duhanit, në vend të djegies së tij, në mënyrë për të eliminuar një pjesë të konsiderueshme të dëmit.

“Përpjekjet e PMI janë duke bërë një ndryshim jetësor. Shumë industri së fundmi po prezantojnë alternativa, të cilat përmirësojnë jetë dhe japin mundësi zgjedhje. Në mes te viteve ‘90, kritikët sfiduan kompanitë të krijonin produkte me risk të reduktuar. PMI e pranoi sfidën edhe sepse konsumatorët presin më shumë dhe alternativa më të mira. Së bashku me qindra shkencëtarë, duke investuar miliarda dollarë, zhvilluan alternativa më të mira për duhanpirësit bazuar në shkencë.”

Sipërmarrësit Aldo de Pape dhe Mark Hahnel ndanë praktikën e krijimit të 3 kompanive bazuar në teknologji: TeachPitch- databazën e strukturave mësimore,  Figshare-arkivin akademik dhe Genomes-bazën e të dhënave DNA dhe monetarizimin e tyre, duke frymëzuar idetë për startupe.

Ky ishte evenimenti i parë ThinkTech, i cili synon të krijojë një traditë në takimet mbi inovacionin.

Videoja e plotë e evenimentit mund të shihet këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0