Think Big - Sfidat e tregut të sigurimeve në Shqipëri - Business Magazine Albania

Think Big – Sfidat e tregut të sigurimeve në Shqipëri

Në episodin e tretë, Think Big hyri në brendësi të një prej kompanive të sigurimeve në Shqipëri, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group. Nën drejtimin e stafit të SIVIG, Gerti dhe Neada na zbuluan dalëngadalë se si operon një kompani në tregun e sigurimeve, cilat janë sfidat dhe risitë që sjell SIVIG dhe si e kaluan periudhën e vështirë të pandemisë.

Përpos informacionit mbi kompaninë, ky episod ndërgjegjëson dhe informon të gjithë audiencën mbi rëndësinë e shërbimeve të sigurimit, kostot dhe shërbimet specifike si dhe pritshmëritë që klientët duhet të kenë në momentin që sigurohen.

Ndiqni episodin e tretë të Think Big!

Si lindi koncepti i sigurimeve, si u zhvillua dhe përse u shfaq nevoja për të? Për të gjitha këto tregon Klaidi Çitozi, CEO i Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group:

Lexo: Roma instalon makinën e parë të shitjes së picave, por njerëzit janë të shokuar

-”Unë besoj që format e para të sigurimeve kanë lindur me njerëzimin. Në thelb sigurimet janë skemë solidare, pra, paguajnë një bazë e gjerë klientësh dhe dëmshpërblehet ai që i ndodh një fatkeqësi.”,- shpjegon ai.

Një bisedë e gjatë u zhvillua edhe me drejtoreshën e departamentit të risigurimeve, Elda Berberi, e cila na parashtroi gjithë procesin e risigurimeve dhe rolin që merr kompania në raste katastrofash natyrore si: pandemia, tërmeti etj. Padyshim në këtë episod nuk mund të ngelej prapa inovacioni në kompaninë SIVIG, i cili kishte ardhur në formën e një aplikacioni të quajtur SIVIG Online që mundësonte përvetësimin e gjithë shërbimeve trë SIVIG nëpërmjet telefonit.

Për më tepër ndiqni episodin e tretë të Think Big në kanalin e Youtube të Business Magazine dhe ndiqni rrjetet tona sociale për të marrë të parët njoftimin për episodet e reja.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0