Think Big, për Turizmin me Vasil Bedinaj, nga Rexhina Group, Vlorë - Business Magazine Albania

Think Big, për Turizmin me Vasil Bedinaj, nga Rexhina Group, Vlorë

Vasil Bedinaj, nga Rexhina Group, Vlorë do të jetë pjesë e Episodit të V-të të “Think Big”.

Takimi me të na rikthen sërish në të njëjtin vend si para 1 viti e gjysëm. Kjo është intervista e dytë me z. Bedinaj dhe në mes na ndan pandemia. Atëherë nuk do ta denim goditjen që na priste dhe rrjedhën që do të merrnin ekonomia dhe turizmi në veçanti.

Nga bisedat para pandemisë me ekspertë të sektorit dhe aktorë të industrisë, viti 2020 pritej të ishte një boom në turizëm dhe hoteleri. Mirëpo, ajo që ndodhi ishte diçka e rëndë, që ndaloi këtë evolucion, përkohësisht për të vazhduar sërish. Për disa ishte më e vështirë, për disa më e lehtë…për disa mbase dhe fatale në termat e biznesit.

Në këtë episode, nga intervista me Z. Vasil Bedinaj, kemi mundur të kapim ndjesitë, sfidat dhe pritshmëritë që ishin përpara pandemisë.

Gjatë këtij takimi ju do të zbuloni, si ishte ndikimi i pandemisë në sezonin e kaluar për turizmin dhe hotelerinë? Sa rëndë u godit ky sektor? Cilat ishin vështirësitë më të mëdha të z.Bedinaj, në aspektin e menaxhimit të situatës? Si u përballë ai me to?

Rexhina Radhime u inaugurua vitin e kaluar, në fillim të sezonit, por në kushte aspak normale… Në këtë periudhë, ku niveli i pasigurisë ishte kaq i lartë, sa besonte se do të kishte sukses ky investim?

Për të pasur një industri të suksesshme turizmi, nevojitet më tepër se një hotel, për këtë arsye ai investoi në ndërtimin në vend të anijeve për turet detare, të cilat i janë shtuar përvojës së turistit.

Mbi një vit më parë kemi trajtuar çështjen e burimeve dhe kapaciteve njerëzore dhe vështirësitë e sektorit. Ishte nevoja për punonjës, të kualifikuar në shërbim dhe që e duan atë që bëjnë. U fol për fushatat e ndërgjegjësimit tek shkollat 9 vjeçare për t’i informuar si është të punosh në turizëm, për nxitjen e të rinjve të zgjedhin në universitet degën e turizmit.

Mbi një vit më parë ai u shpreh se Vlora po ecën mirë si qytet. “Kemi nevojë për rritje të ofertës së shtretërve, investimeve në hotele, rezorte, etj. Si e shikon ai tani, ju ftojmë të ndiqni episodin e Think Big, të Enjten me 29 Korrik, ora 20: 15 premierë në kanalin e You Tube dhe Watch Party në Facebook Live.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0