Thermo Check dhe WhatsApp bëhen pjesë e series Galaxy Watch - Business Magazine Albania

Thermo Check dhe WhatsApp bëhen pjesë e series Galaxy Watch

Thermo Check dhe WhatsApp

Një sërë aplikacionesh të reja në seritë Galaxy Watch, do të sjellin përvoja më të përgjegjshme, të adaptueshme dhe shumëfunksionale për përdoruesit. Me aplikacionet Thermo Check dhe WhatsApp, përdoruesit do të kenë mundësinë të bëjnë më shumë veprime se më parë, direkt nga ora e tyre inteligjente.

  • Thermo Check : Falë veçorisë Skin Temperature API- përdoruesit mund të masin temperaturën e mjedisit përreth tyre, nëpërmjet teknologjisë së përparuar me infra të kuqe në pajisjet Galaxy Watch
  • Aplikacioni i ri Thermo Check i lejon përdoruesit të matin lehtësisht temperaturën e mjedisit që i rrethon, duke filluar nga vaktet që do të konsumojnë deri te uji në të cilin do të notojnë, të gjitha pa kërkuar asnjë kontakt fizik. Ky aplikacion do të jetë i disponueshëm fillimisht në pajisjet e ardhshme Galaxy Watch dhe më vonë do të zhvillohet në serinë Galaxy Watch5.
  • WhatsApp: Një zhvillim tjetër në orat inteligjente Wear OS është përdorimi i aplikacionin WhatsApp, në Galaxy Watch5 dhe Galaxy Watch4. Aplikacioni do t’i lejojë përdoruesit të zhvillojnë bisedat, t’u përgjigjen mesazheve me zë dhe madje t’u përgjigjen thirrjeve, të gjitha pa pasur nevojë, që të përdorin telefonat e tyre.
  • Nëpërmjet prezantimit të këtyre veçorive të reja, seria Samsung Galaxy Watch do të sjellin funksione më të gjithanshme, për një përdorshmëri më të efektshme. Për më shumë veçori për t’u zbuluar, bashkohuni në eventin në Galaxy Unpacked më 26 korrik në orën 13:00. Samsung vazhdon të ofrojë më shumë opsione në serinë e Galaxy Watch, për të maksimizuar përvojën e përdoruesve.

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, aksesorëve, tabletave, aparateve digjitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën news.samsung.com.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0