Themeluesja e revistës inCity: Tani bizneset dhe artistët mund të menaxhojnë vetë profilin e tyre tek ne - Business Magazine Albania

Themeluesja e revistës inCity: Tani bizneset dhe artistët mund të menaxhojnë vetë profilin e tyre tek ne


Situata e krijuar nga COVID-19 ka paralizuar bizneset e argëtimit, kulturën dhe institucionet e artit në Shqipëri. Revista e parë e argëtimit në Shqipëri ka menduar të vendosi në dispozicion platformen e saj online.

“Nga dita e sotme, nëse ke një bar, restorant, hotel, resort, kompleks turistik apo sportiv; je një institucion shtetëror kulturor, artist i ri apo i vjetër, piktor, aktor/e, balerin/ë, instrumentist, shkrimtar, “travel blogger” , ‘’food blogger”, guidë turistike apo dikush që dëshiron të promovosh kreativitetin tënd, atëherë mund të krijosh profilin personal, të cilin e kontrollon vetë, tek website i inCity – u shpreh themeluesja e saj, Aida Lalo.

Kriteret për të krijuar profilin tuaj janë si më poshtë:

1.Postimi juaj duhet të bëje pjesë në një nga kategoritë: “Evente”; “Things to do”; “Ha&Pi”; “Art & Kulturë”; “Kinema”; “Të Tjera” apo nën-kategoritë shoqëruese që do t’ju shfaqen pasi të krijoni profilin tuaj;

  1. Fotot që ngarkohen duhet të jenë me kualitet të lartë;
  2. Lejohen vetëm dy postime në ditë.

Ne momentin që ju do të hapni profilin tuaj, duhet të prisni derisa një pjesëtar nga stafi i inCity të aprovojë kërkesën tuaj. Pasi kërkesa juaj të aprovohet, ju mund të log-oheni lirisht & të shpërndani postimet tuaja.

Mënyra si mund të përdorni këte shërbim është tepër e thjeshtë, por video më poshtë e sqaron më mirë. Për çdo paqartësi, jeni të lutur të kontaktoni stafin tek faqja e Instagramit:

https://www.instagram.com/incity.al/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0