Themeluesi i Nutella-s, Francesco Rivella, ndërron jetë në moshën 97-vjeçare: Ja historia e tij! - Business Magazine Albania

Themeluesi i Nutella-s, Francesco Rivella, ndërron jetë në moshën 97-vjeçare: Ja historia e tij!

Themeluesi i Nutella-s, Francesco Rivella, ndërron jetë në moshën 97-vjeçare: Ja historia e tij!

Kimisti italian Francesco Rivella, themeluesi i të famshmes Nutella, u nda nga jeta në Ditën e Shën Valentinit të këtij viti, në moshën 97-vjeçare, sipas disa raportimeve mediatike. I njohur si “babai” i Nutella, Rivella nisi punën në kompaninë italiane të çokollatave dhe ëmbëlsirave Ferrero në vitin 1952, dy vjet përpara se Nutella të prezantohej në treg.

Në atë kohë, ai ishte vetëm 25 vjeç dhe sapo kishte përfunduar studimet universitare, duke u diplomuar në kimi bromatologjike në Torino. Rivella ishte pjesë e “dhomës së kimisë” në Ferrero, ku punonte me ekipin përgjegjës për studimin e lëndëve të para dhe zhvillimin e produkteve të reja, duke kombinuar, rafinuar dhe testuar përbërësit. Sipas New York Post, disa nga produktet më të njohura të Ferrero u krijuan pikërisht në këtë laborator. Më vonë, Rivella u bë një nga drejtuesit kryesorë të kompanisë, e cila u themelua në vitin 1946 nga Pietro Ferrero. Ai ishte gjithashtu krahu i djathtë i Michele Ferrero, djalit të themeluesit, i cili trashëgoi biznesin familjar. Michele Ferrero ndërroi jetë gjithashtu më 14 shkurt, por në vitin 2015 – saktësisht 10 vjet më parë. Pas daljes në pension, Rivella iu përkushtua bujqësisë dhe sportit tradicional italian pallapugno. Ai la pas tre djem, një vajzë dhe shtatë nipër e mbesa. Ceremonia e tij mortore u mbajt të hënën në Alba, ku ai jetoi pas daljes në pension. Ai do të prehet në Barbaresco, sipas raportimeve.

Lexo edhe:Puna nuk gjen punonjës, punonjësit nuk gjejnë punë! – Si po e zgjidh Kevin Sada këtë paradoks me “Portali Punës”?

Historia e Nutella

Origjina e Nutella lidhet me Italinë e pasluftës, kur kakaoja ishte e pakët dhe e vështirë për t’u gjetur. Ferrero, falë punës së Rivella, gjeti një mënyrë për të kapërcyer këtë problem duke krijuar një pastë të ëmbël nga lajthitë, sheqeri dhe një sasi e vogël kakaoje, sipas faqes zyrtare të Nutella. Ky produkt i parë, i krijuar në vitin 1946, u quajt Giandujot, emër i frymëzuar nga Gianduja, një çokollatë me lajthi e njohur në Itali. Fillimisht, Giandujot ishte një pastë e fortë që shitej në formë blloku dhe pritej në feta për t’u lyer mbi bukë. Më vonë, kjo pastë u bë më e butë dhe më e lehtë për t’u përhapur, duke u quajtur SuperCrema. Emri Nutella u prezantua në vitin 1964, kur receta u përmirësua dhe filloi të shitej në kavanoza, me një përzierje të rafinuar lajthie dhe kakaoje.

Ky produkt shumë shpejt u bë i famshëm ndërkombëtarisht dhe sot është kaq i dashur në mbarë botën, saqë që prej vitit 2007, 5 shkurti njihet si Dita Botërore e Nutella.

HT

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0