Testohet për herë të parë vaksina kandidate për COVID-19

Testohet për herë të parë vaksina kandidate për COVID-19


 Seattle-Studiuesit në Sh.B.A testuan për herë të parë një vaksinë eksperimentale të koronavirusit të hënën tek një 43 vjeçare, duke udhëhequr mbrojtjen botërore ndaj pandemisë globale.

Me një punë të kujdesshme në krahun e një vullnetareje të shëndetshme, shkencëtarët në Institutin e Kërkimeve Kaiser Permanente Washington në Seattle filluan studimin në fazën e parë të një vaksine të mundshme për COVID-19, e zhvilluar në kohën rekord, pasi virusi i ri shpërtheu nga Kina dhe u përhap nëpër botë. “Ne jemi ekipi i koronavirusit tani,” tha udhëheqësja e studimit Kaiser Permanente, Dr Lisa Jackson, në prag të eksperimentit.

“Të gjithë duan të bëjnë atë që munden në këtë rast urgjence.”Associated Press vëreu pjesëmarrësen e parë të studimit, Jennifer Haller, një menaxhere e operacioneve në një kompani të vogël të teknologjisë, mori injeksionin brenda një dhome testimi. Tre të tjerë ishin në radhë, për të bërë testin. 45 vullnetarëve do t’u jepen dy doza, në një hapësirë kohore prej një muaji.

“Të gjithë ndihemi kaq të pafuqishëm. Kjo është një mundësi e mrekullueshme për mua të bëj diçka”, tha Haller, 43 vjeç, nga Seattle. Ajo është nëna e dy adoleshentëve dhe “ata mendojnë se është mirë” që e ëma po merr pjesë në studim. Pas injektimit, ajo u largua nga dhoma e testimit me një buzëqeshje të madhe: “Ndihem shkëlqyeshëm”.

Pika historike e së hënës, shënoi vetëm fillimin e një serie studimesh te njerëzit, e nevojshme për të vërtetuar nëse testet janë të sigurta dhe mund të funksionojnë. “Edhe nëse hulumtimi shkon mirë, vaksina nuk do të jetë e disponueshme për përdorim të gjerë për 12 deri në 18 muaj”, tha Dr. Anthony Fauci nga Instituti Kombëtar i Shëndetit i Sh.B.A.

Ende, gjetja e një vaksine “është një përparësi urgjente e shëndetit publik,” tha Fauci në një deklaratë të hënën. Studimi i ri, “i nisur me shpejtësi rekord”, është një hap i parë i rëndësishëm drejt arritjes së këtij qëllimi. ” Kjo vaksinë kandidate, e koduar mRNA-1273, u zhvillua nga NIH dhe kompania e bioteknologjisë me bazë në Massachusetts Moderna Inc.

Nuk ka asnjë shans që pjesëmarrësit të infektohen nga injektimet, sepse ato nuk përmbajnë asnjë qelizë nga koronavirusi. Nuk është e vetmja vaksinë e mundshme në testim. Dhjetra grupe kërkimore në të gjithë botën po garojnë për të krijuar një vaksinë kundër COVID-19.

Një tjetër vaksinë kandidate, e bërë nga Inovio Pharmaceuticals, pritet të fillojë studimin e vet- në SHBA, Kinë dhe Korenë e Jugut – muajin tjetër.

Disa nga vullnetarët e shëndetshëm të zgjedhur me kujdes, të moshës 18 deri në 55 vjeç, do të marrin doza më të larta se të tjerët për të provuar se sa të forta duhet të jenë vaksinimet. Shkencëtarët do të kontrollojnë çdo efekt anësor dhe do të tërheqin mostrat e gjakut për të provuar nëse vaksina po ringjall sistemin imunitar, duke kërkuar për të dhëna nxitëse si NIH të gjetura më parë te minjtë e vaksinuar.”Ne nuk e dimë nëse kjo vaksinë do të shkaktojë një përgjigje nga imuniteti apo nëse do të jetë e sigurt.

Kjo është arsyeja pse po bëjmë një provë, “theksoi Jackson. “Nuk është në fazën ku do të ishte e mundur, që vaksina t’i jepej popullatës së përgjithshme.”

Los Angeles Times

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0