Tesla miraton paketën 1 trilion $ për Elon Musk - Business Magazine Albania

Tesla miraton paketën 1 trilion $ për Elon Musk

Aksionarët e Tesla,  miratuan të enjten një paketë kompensimi për shefin ekzekutiv Elon Musk, që mund të arrijë 1 trilionë dollarë, nëse përmbushen objektivat e vendosura deri në vitin 2035.

Përfshirja në këtë marrëveshje është e lidhur ngushtë me arritjen e objektivave të mëdha: rritje e vlerës së tregut të Tesla-s në deri në 8.5 trilionë dollarë, prodhim 20 milionë automjetesh, lançim robotësh humanoidë dhe rrjetin “robotaxi”.

Miratimi u bë në mbledhjen vjetore të aksionarëve në Austin, Teksas, ku më shumë se 75 % e aksionarëve votuan në favor. Disa investitorë institucionalë kritikuan përmasën e paketës dhe rrezikun që ai përfaqëson për përqendrimin e pushtetit në duart e Musk-ut, për të cilin thonë se është “një person kyç” në kompaninë Tesla.

Kjo vendimmarrje pritet të forcojë rolin e Musk-ut në drejtimin afatgjatë të Tesla-s dhe të përballojë presionin për të përshpejtuar ndryshimin drejt inteligjencës artificiale, robotikës dhe teknologjive autonome. Bordi i Tesla-s mbrojti vendimin, duke e cilësuar si të domosdoshëm për të mbajtur Musk-un në krye të kompanisë dhe për të garantuar fokusin e tij në projektet strategjike. Vetë Musk ka nënvizuar se dëshiron të ketë “influencë të fortë” mbi zhvillimin e teknologjive të reja në fushën e robotikës dhe inteligjencës artificiale, të cilat përbëjnë fazën e ardhshme të evolucionit të Tesla-s. “Nëse po ndërtojmë një ushtri robotësh, dua të sigurohem se kam ndikim të mjaftueshëm mbi të,” u shpreh ai me ironi gjatë një takimi me investitorët.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0