Termocentral me gaz në Shqipëri?! Prezantohet projekti për Korçën

Termocentral me gaz në Shqipëri?! Prezantohet projekti për Korçën


Një termocentral me gaz parashikohet të ndërtohet në Korçë. Koorporata Ndërkombëtare Financiare (IFC) ka prezantuar projektin për TEC-in me gaz në Korçë, investim privat me vlerë të parashikuar 500 milionë euro.

Ministria e Energjisë bën të ditur se projekti për ndërtimin e këtij termocentrali ka një fuqi 500 MW për prodhim energjie dhe ngrohje në periferi të qytetit të Korçës.

Institucionet përgjegjëse vendase e “kanë dhënë bekimin” për projektin e prezantuar. Pjesëmarrës në tryezën e donatorëve dhe investitorëve ishin përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës, përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ERE, KESH, OST, OSHEE, AAA Shqipëri, Bashkia e Korçës dhe Prefektura e Korçës.

Specialistë nga IVICOM GmbH dhe konsulentët prezantuan projektin dhe studimet e fizibilitetit të tregut të përgatitura përgjatë 9 muajve të fundit.

Burimet zyrtare të Ministrisë së Energjisë bëjnë të ditur se, “Një analizë gjithëpërfshirëse e tregjeve rajonale dhe shqiptare të energjisë elektrike, gazit dhe ngrohjes, sipas studimit dëshmon qëndrueshmërinë financiare të këtij investimi”.

Investimi propozohet të realizohet tërësisht nga kompania austriake IVICOM GmbH.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0