Kompania turke ka nisur sot punën në Laç për ndërtimin e 524 apartamenteve, në një truall rreth 72 mijë metër katrorë për familjet që humbën banesën në 26 nëntor nga tërmeti tragjik. Për të inspektuar nisjen e punimeve ishte ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, ndërsa përfaqësuesi i firmës turke tha se pas një viti banorëve do u dorëzohen çelësat e apartamenteve. ‘Duhet ta përfundojmë këtë punë brenda një viti. Gushtin tjetër njerëzit do të fillojnë të banojnë këtu. Ju jap fjalën time’ tha ai.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/306753703892510/
Kryeministrit Edi Rama, deklaroi se kjo do të jetë qendra e Laçit të së ardhmes. ‘’Nisi sot ndërtimi për zonën 1, ndërkohë që për zonën 2, e cila do të financohet nga buxheti i shtetit, po finalizohet procesi përpara hapjes së kantierit. Së shpejti hapen kantieret edhe në Durrës, me lagjen e re në Spitallë dhe pallatet e reja në pikat e ndryshme të qytetit, ku u shembën të vjetrit. Në kantieret e Durrësit, që financohen nga Emiratet e Bashkuara, do të punojë një kompani prestigjioze nga Dubai, me të cilën po bashkëpunojmë ngushtësisht prej muajsh për projektet. Kavaja e Fushë – Kruja kanë nisur në terren me infrastrukturën ku do të ngrihen pallatet e reja, e së shpejti nisin të gjitha. Edhe pak durim dhe çdokush që pret apartamentin e ri, do të mund ta ndjekë me sy pallatin e vet të ri teksa hedh shtat” përfundoi Rama.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto