Tender i ri për unazën e Tiranës dhe një linjë transmetimi energjie - Business Magazine Albania

Tender i ri për unazën e Tiranës dhe një linjë transmetimi energjie


Një pjesë e unazës së madhe, ndërtimi i së cilës hapi debate së fundi, pritet të ketë kosto të larta edhe në tenderimin e dytë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka rihapur garën për segmentin mes pallatit me shigjeta dhe sheshi Shqiponja.

Në dokumenta, parashikohet të ketë një fond Limit prej 2.24 miliardë lekë pa TVSH.  Vitin e ardhshëm, shuma e parashikuar për financim është më pak se një e katërta e saj.

Rihapja e tenderit vjen pasi u bënë publike dokumentat e falsifikuar të kompanisë of shore. Ky lot vijon të kundërshtohet nga opozita në vend për shkak të kostos së lartë dhe njëkohësisht nga banorët e zonës, të cilët kërkojnë dëmshpërblim për banesat e tyre.

E njëjta procedurë po ndiqet edhe linjën e transmetimit të energjisë Burrel – Peshkopi me kapacitet 220 kV. Operatori i Sistemit të Transmetimit ka rishpallur garën për këtë linjë fituese më parë nga kompania “DH Albania”. Në këtë rast fondi minimali i investimit është 1.2 miliardë lekë”.

Kjo nuk është hera e parë që qeveria shqiptare detyrohet të ritenderojë projektet publike. Së fundi, Ministria e Infrastrukturës hapi tenderin për dy by Pass-et e Fierit dhe Vlorës. Kantieret ishin të hapura prej disa vitesh, pasi kompania italiane Serenissima u tërhoq nga projekti, në konflikt pagesash me nënkotraktorët.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0