Një pjesë e unazës së madhe, ndërtimi i së cilës hapi debate së fundi, pritet të ketë kosto të larta edhe në tenderimin e dytë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka rihapur garën për segmentin mes pallatit me shigjeta dhe sheshi Shqiponja.
Në dokumenta, parashikohet të ketë një fond Limit prej 2.24 miliardë lekë pa TVSH. Vitin e ardhshëm, shuma e parashikuar për financim është më pak se një e katërta e saj.
Rihapja e tenderit vjen pasi u bënë publike dokumentat e falsifikuar të kompanisë of shore. Ky lot vijon të kundërshtohet nga opozita në vend për shkak të kostos së lartë dhe njëkohësisht nga banorët e zonës, të cilët kërkojnë dëmshpërblim për banesat e tyre.
E njëjta procedurë po ndiqet edhe linjën e transmetimit të energjisë Burrel – Peshkopi me kapacitet 220 kV. Operatori i Sistemit të Transmetimit ka rishpallur garën për këtë linjë fituese më parë nga kompania “DH Albania”. Në këtë rast fondi minimali i investimit është 1.2 miliardë lekë”.
Kjo nuk është hera e parë që qeveria shqiptare detyrohet të ritenderojë projektet publike. Së fundi, Ministria e Infrastrukturës hapi tenderin për dy by Pass-et e Fierit dhe Vlorës. Kantieret ishin të hapura prej disa vitesh, pasi kompania italiane Serenissima u tërhoq nga projekti, në konflikt pagesash me nënkotraktorët.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto