Temperaturat e larta në mbarë Europën këtë muaj kanë shkaktuar një valë të zgjatur të të nxehtit detar në Mesdhe , e cila mund të shkatërrojë ekosistemet dhe të vrasë disa specie gjatë javëve në vijim, paralajmërojnë shkencëtarët. Vapa ekstreme e javëve të fundit e fundit tashmë ka ndezur zjarre dhe ka shkaktuar një sërë vdekjesh në Europë, por kjo ngrohtësi nuk ka qenë e kufizuar vetëm në tokë.
Ajri më i nxehtë së bashku me rrymat e lëvizshme të oqeanit dhe një sipërfaqe e qëndrueshme detare kanë ngrohur ujërat bregdetare të Mesdheut disa gradë Celsius mbi temperaturë mesatare prej 24°C në 26°C për këtë periudhë të vitit.
Ujërat ndermjet Ishujve Balearë të Spanjës dhe bregdetit italian janë deri në 5°C më të ngrohta se në të njëjtën kohë të vitit të kaluar, njoftoi agjencia spanjolle e motit AMET – ndërsa paralajmëroi gjithashtu se temperaturat rreth bregdetit spanjoll do të ishin 3°C në 4°C më i lartë deri të paktën në mes të gushtit. Autoritetet portuale spanjolle thonë se uji në Cabo de Gata, në cepin juglindor të vendit, regjistroi të hënën një rekord dhjetëvjeçar të temperaturës prej gati 28°C. Valët e të nxehtit detar, të cilat janë shumë më pak të hulumtuara se valët e të nxehtit në tokë, po bëhen më të shpeshta për shkak të ndryshimeve klimatike, duke shtuar presionin mbi ekosistemet që janë luftuar tashmë me mbingarkesën e ndotjen nga plastika.
Shkencëtari i oqeanit Jean-Pierre Gattuso tha për Reuters se uji pranë qytetit bregdetar francez të Nisës ishte 29.2°C më 25 qershor – rreth 3.5°C më i lartë krahasuar me të njëjtën ditë të vitit të kaluar. “Ky është një rekord absolut që të paktën që nga viti 1994, por ka të ngjarë edhe më herët se kaq. Oqeani dhe deti janë një lloj sfungjeri për nxehtësinë,” shpjegoi ai. Valë te te nxehtit detar e goditën Mesdheun edhe periudhën 2015-2019, duke çuar në vdekje masive të jetës detare, sipas një studimi të kësaj jave nga Instituti i Shkencave Detare të Spanjës. Por vala e sivjetshme është më e keqe. “Ajo po zgjat edhe më shumë, e po kështu, dhe magnituda është më e madhe,” tha Gattuso, duke shtuar tek dëmet do të nisin të shihen më fort gjatë muajit gusht.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.